LAJMI I FUNDIT:

Kurti me video-incizim nga SHBA-ja tregon për takimet që ka pasur me profesionistë të teknologjisë e inovacionit

Kurti me video-incizim nga SHBA-ja tregon për takimet që ka pasur me profesionistë të teknologjisë e inovacionit

Kryeministri Albin Kurti, ka përfunduar vizitën në San Farancisko dhe tani do të vazhdojë udhëtimin e tij në shtetin e Teksasit.

Përmes një video-incizimi që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka dhënë një raport të plotë se si shkoi vizita e tij në Silicon Valley.

Kreu qeveritar thotë se ka takuar qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë e inovacionit.


“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMËare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber.

Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për talentet kreative të Kosovës. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook. Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera”, tha ai.

Sipas Kurtit, qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.

“Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë. Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, deklaroi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori