Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka përmendur tri nga projektet infrastrukturore të cilat ka premtuar që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij.
“Tri gjëra do t’i theksoj të cilat mendoj që duhet të jenë si ndryshim i infrastrukturës dhe lidhjes ndërmjet shteteve të rajonit. Një është ura Buna për të cilën i kemi ndarë mjetet edhe me buxhet dhe kemi një marrëveshje mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë së Malit të Zi që të realizojmë urën”.
“Velipojën duhet ta lidhim me Ulqinin dhe ajo ka me qenë një atraksion për turistët. Bëhet fjalë për një urë që nuk është më e madhe se 190 metra. Tash në këtë moment, prej Ulqinin me shku në Velipojë është 70 km. Na duhet vetëm një urë prej 190 metrash për ta lidhur që me qenë aksesi mes dy qyteteve vetëm 10 minuta”, tha Abazoviq në Klan Kosova.
Ai ka thënë që modernizim e rrugës që lidh Plavën me Deçanin e sheh si projekt të rëndësishëm strategjik.
“Projekti i dytë është modernizimi i rrugës mes Plavës dhe Deçanit. Edhe atë e shoh shumë strategjik, një pjesë është e punuar dhe është bërë projekti i cili mendoj që nuk është shumë i komplikuar. Një gjë që ka me pasë lidhje mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe ka me jap një kontribut jo vetëm për turizëm, por ka me qenë një dritare edhe për bizneset. Ka me jap një komunikim shumë të mirë”.
Ai tha se do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ndërtimin e tunelit për lidhjen e Rozhajës me Pejën.
“Një projekt shumë më i komplikuar, por që mendoj që është shumë i rëndësishëm është të bëhet tuneli mes Rozhajës dhe Pejës. Është një ide që ekziston që shumë vite, por askush nuk është nisur që ta realizojë, nuk di a ka pasë vullnet politik mu realizu. Me kryeministrin Kurti do të komunikoj në këtë drejtim dhe jam mëse i sigurt që institucionet financiare evropiane e kishin financu këtë projekt, ose një përqindje që të mos i bjerë barra as Kosovës dhe as Malit të Zi. Do të ishte fantastike që njerëzit të shkojnë në një tunel dhe t’i shkurtohet rruga”.
Abazoviq tha se mendon që këto do të mund të hapin një perspektivë të re dhe t’i thyejnë paragjykimet dhe të krijojnë bashkëpunim në popull.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025