LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet gjykim për ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë

Kërkohet gjykim për ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ai do të gjykohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Sipas gjykatës, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga shkalla e dyte e vetingut.


Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes.

Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme.

Vetë Dedja, përmes avokatit të tij Baftjar Rusi, i qëndroi kërkesës për pushim të akuzës, ose për plotësim të hetimit.

Prej disa muajsh tashmë, SPAK ka nën hetim 10 ish-anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetingu, që dyshohet se kanë pasuri të pajustifikuara.

Deri më tani, gjykata ka sekuestruar një apartament të Bashkim Dedjes, një dyqan te Fatos Lulos, si edhe pjesën takuese të ish-gjyqtarit të Lartë Shkëlzen Selimi në një karburant në Vlorë, në gati 3 mijë m2 truall dhe një apartament. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori