LAJMI I FUNDIT:

EUROPA TUTKUNE

EUROPA TUTKUNE
Nick Cave (foto nga: Frans Schellekens/Redferns, 1986)

Nga: Nick Cave
Përktheu: Fadil Bajraj

Në këtë natë europiane jam në zgrip
Kafenetë dhe baret ende kundërmojnë
Ajri është tepër i dendur për të parë
Ama nuk është mjaft i dendur për t’u mbështetur
Po ik në zvarritje katatonike
Dhe në qoftë se vdes sonte atëherë më hidhni
Në ndonjë gropë të shkretë teutonike
Gjashtë këmbë me shpirt të këputur e të mërdhirë
Dhe përnjëmend do të mund të gjithë të vdisnim nga turpi
Dhe përnjëmend do të mund të gjithë të vdisnim nga turpi
Europë Tutkune, Europë Tutkune, Europë Tutkune.

Oh natë utopike në zgrip
Nga fundi i sqollit fytyra e nënës më shikon me ngulm
Dëshmitare e gjurmëve të shkatërrimit tim
Përpiqem ta braktis këtë pijetore
Këmbët e mia janë magnetizuar për orendi
Dyshemeje ma tërheq fytyrën
Dhe në qoftë se vdes sonte
Më shitni si asht parahistorik
Një copë suveniri mbeturinash për japonezë
Për t’i mashtruar miqtë e vet kur të kthehet në shtëpi
Valle-paraje…
Zor e kam për t’u bërë ballë ditëve si kjo. Ma jep shishen e të tjera
Europë Tutkune, Europë Tutkune, Europë Tutkune