LAJMI I FUNDIT:

Zjarri që përfshiu shtatë vetura tek qendra tregtare, ndodhi për shkak të instalimit elektrik

Zjarri që përfshiu shtatë vetura tek qendra tregtare, ndodhi për shkak të instalimit elektrik

Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një veture në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, kanë pësuar edhe gjashtë vetura të tjera, duke bërë që në total 7 vetura të digjen pasditen e së hënës.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

Sipas të dhënave të para, instalimi elektrik është arsyeja që shkaktoi zjarrin te vetura e parë.


Megjithëse, pronari i veturës e cila ishte përfshirë e para nga flakët kërkoi ndihmë te rojet e sigurimit, lokalizimi ishte i vështirë edhe për shkak të erës që ndihmoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Pronarët e veturave, mbrapa kamerës, i thanë KP-së se reagimi ishte i vonshëm, ndërsa thanë se dëmet janë dhjetëra mijëra euro.

Hetimet e para, sipas Muharrem Beka, inspektor i parandalimit dhe hulumtimeve dhe shkaqeve të zjarrit pranë Brigadës së Zjarrfikësve, cilësohet si aksidentale.

Zjarr në parkingun e "Albi Mall" në Prishtinë, digjen tetë vetura
Lexo po ashtu Zjarr në parkingun e "Albi Mall" në Prishtinë, digjen tetë vetura

“Nga ajo që kemi parë deri më tash zjarri është aksidental nuk ka dyshime për zjarrevënie të qëllimshme jemi në fazën statike mandej do të fillojmë edhe në fazën tjetër. Vozitësi i veturës deklaron dhe nga ajo që kemi parë të gjithë, gjatë rrugës, e ka vërejtur edhe qytetarët, e kanë paralajmëruar se veturën e ka kapluar zjarri, në momentin që del nga vetura zjarri e kaplon shpejt veturën, zjarri është aksidental nga instalimet elektrike, janë shtatë vetura të përfshira nga zjarri disa me dëme të mëdha, disa më të vogla”, tha Beka.

Për rastin kanë folur edhe nga qendra tregtare “Albi Mall”.

Menaxherja për marketing, Fitore Muhaxheri tha se ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë më të marrë informatën.

“Ekipi ynë i sigurisë, më konkretisht menaxheri i sigurisë së ‘Albi Mall’, ka reaguar i pari dhe ka lajmëruar njësitin e zjarrëfikësve dhe policinë dhe menjëherë ka filluar shuarja e zjarrit me bombola dhe ujë”, u shpreh ajo.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar rreth orës 13:40 dhe menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Hetimet për këtë rast janë duek vazhduar, njofton kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori