LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, të hënën kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Kryeparlamentari Konufca theksoi se heronjtë, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, 24 vite më parë ranë heroikisht në angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë për lirën dhe çlirimin e Kosovës.

Ai tha se UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit, Ilir Konushevci.


“Ilir Konushevci së bashku me Hazir Malën ia dhanë edhe të mbarën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse UÇK-ja nuk fitoi vetëm se ne e patën kauzën e drejt, por po ashtu edhe pse e patë fillimin e mbarë. E fillimin e mbarë pa dyshim që ia dha edhe komandanti më i shquar i saj, Ilir Konushevci dhe mund të thuhet që me vet faktin që përbrenda një harku kohor vetëm prej 5 ditësh ranë Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe Bahri Fazliu, tregon për një goditje të madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, vet fakti që ata e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, rezultoi që me qindra e mijëra djem e vajza tjerë iu bashkuan UÇK-së dhe në këtë mënyrë ushtria jonë e lavdishme u përtëri dhe vazhdoi luftën deri në çlirimin e plotë të Kosovës. UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci, i cili do të nderohet e kujtohet gjithmonë bashkë me të gjithë ata të cilët e dhanë jetën si dëshmorë për lirinë e kombit tonë”, theksoi Konjufca.

Kryetari Konjufca ka folur para mediave edhe për rastin e bartjes së përgjegjësive të presidentes tek kryetari i Kuvendit.

“Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, e vetmja ajo që është e paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe, nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, theksoi ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori