LAJMI I FUNDIT:

“Financial Times” i bën jehonë mjeshtërisë së gatimit në Shqipëri

“Financial Times” i bën jehonë mjeshtërisë së gatimit në Shqipëri

“Ndërsa hija e komunizmit vazhdon të zbehet në Shqipëri, një brez i ri kuzhinierësh po rizbulon trashëgiminë gastronomike të vendit dhe potencialin e tij”. 

Kështu nis artikulli i gazetës së njohur britanike “Financial Times” që i ka kushtuar një faqe të terë mjeshtërisë së gatimit në Shqipëri.

Nga veriu në jug, gazetarët takohen me shefat më të mirë të kuzhinës, që prezantojnë për ta gatimet tradicionale, të pasuruara edhe me elemente te reja të kohës.


“Kur vjen mbrëmja, ne ulemi në tavolina të gjata pranë një zjarri që kërcet dhe hamë, fillimisht me makarona me boronica të egra dhe fasule të tymosura, pastaj mish të pjekur qengji, viçi dhe dhie. Pudingët janë të jashtëzakonshëm”, përshkruhet në artikull qëndrimi në një agroturizëm në veri të vendit.

Vera e Beratit, tava me kos e Elbasanit apo peshku i Qeparoit ju kanë lënë po aq mbresa.

“Një larmishmëri që vjen nga përzierja e maleve, liqeneve dhe bregdetit pjellor të Adriatikut dhe nga historia e tij, e kapur mes perandorive mesdhetare dhe turke, me ilirët e lashtë si gur prove”, shkruan më tej Financial Times.

Në të përmendet edhe ndikimi i kuzhinës së vendeve fqinje apo perëndimore, të cilat e kanë kthyer gastronominë shqiptare një ftesë joshëse për çdo turist të huaj./Tv Klan