Sindikata e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka mirëpritur anulimin e konkursit të shumëpërfolur për dallavere e ndikim nga partia në pushtet. Por, në të njëjtën kohë, Sindikata shpreh shqetësimin për punëtorët aktualë, të cilët sipas saj, do të detyrohen të punojnë jashtë normave deri në plotësimin e pozitave.
Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nuk iu bashkuan edhe 127 të tjerë, siç ishte planifikuar në konkursin e fundit.
Kjo pasi konkursi u anulua pas pretendimeve për ndërhyrje politike kryesisht nga partia në pushtet.
Kandidatët që kishin aplikuar të jenë pjesë e KEK-ut do t’i rikthehen fazave të testimit për pozitat e parapara në konkurs.
Mbi pesë mijë kandidatë që kishin aplikuar në këtë konkurs, sipas vendimit të ri, do t’i rikthehen testit me shkrim dhe intervistave me gojë.
Ndërsa është kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, i cili thotë se KEK-u gjithmonë ua ka parë sherrin partive politike.
“Gjithherë ka ndodhur kështu. Që nga paslufta janë punësuar njerëz të partive politike, njerëz që kanë pasur familjarë të tyre. Kështu po ndodhë edhe sot. Kështu që nuk kemi ndonjë shpresë të madhe që do të rregullohet gjendja ani pse është anuluar konkursi”, ka thënë për RTV Dukagjini, Llumnica.
Ai vë në pah nevojën për numër më të madh të punëtorëve në Korporatë.
”Në KEK i kemi 5300 vende të punës por të punësuar janë 3 mijë e 600 punëtor kështu që kemi rreth 1 mijë e 700 mungesë. Edhe konkursi që është anuluar do të shtyjë edhe më shumë këtë proces dhe kjo gjendje është e padrejtë për punëtorët aktual sepse ata punojnë më shumë se sa duhet për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë Llumnica.
Pas ankesave të shumta të aplikuesve, këtë rast e mori nën hetim Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Kallëzim penal lidhur me këto punësime kishte dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Për punësimet e dyshimta në KEK, opozita vazhdimisht ka drejtuar gishtin kah Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tyre, të përfshirë në këtë proces janë edhe të anëtarët e komisionit pranues në KEK. /Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri