LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton betejën e Çabratit dhe hakmarrjen e okupatorëve serbë mbi popullsinë civile

Kurti përkujton betejën e Çabratit dhe hakmarrjen e okupatorëve serbë mbi popullsinë civile

Kryeministri Albin Kurti, duke përkujtuar 23 vjetorin e betejës së Çabratit të Gjakovës, ka thënë se UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile, duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona.

“Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:


“Ajo ishte beteja e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth. Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona. Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska.

Gjakova është një prej qyteteve që ka dhënë e përjetuar shumë. Në vazhdën e dhimbjeve të përjetuara, në Çabrat e në rrethinat e qytetit prej datës 7 maj e deri më 11 maj kishte luftime të ashpra. Nga qytetarët u përjetua një dhunë intensive shtetërore e forcave të Serbisë kundër civilëve shqiptarë. Më shumë se 300 burra e gra u paraburgosën duke u marrë nga rrugët e nga shtëpitë e tyre në Gjakovë në këtë periudhë.

Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime.

Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori