LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp lanson reagimet ‘emoji’ në biseda

WhatsApp lanson reagimet ‘emoji’ në biseda

Një muaj pas njoftimit, WhatsApp tani ju lejoni të reagoni ndaj mesazheve në bisedat individuale dhe grupore me një emoji.

Lajmin për lansimin e këtij funksioni e bëri të ditur Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook këtë javë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani duket se mund të reagoni duke përdorur gjashtë ‘emoji’ duke përfshirë zemrën, duart e palosura dhe emojin me fytyrë të befasuar.


Shefi i Meta-s, tha se emoji i duarve të palosura ishte përfshirë ‘për të ndihmuar në shpërndarjen e falënderimeve dhe vlerësimit’ dhe shtoi se më shumë shprehje do të vijnë së shpejti.

Reagimet emoji vijnë me kufizime. Për shembull, mund të shtoni vetëm një reagim për mesazh, i cili është mjaft standard në aplikacionet e zotëruara nga Meta si Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/