LAJMI I FUNDIT:

Shpat Aliu shkarkohet nga pozita zëvendëskryetarit të Kuvendit në Preshevë, e zëvendëson Branko Trajkoviq

Shpat Aliu shkarkohet nga pozita zëvendëskryetarit të Kuvendit në Preshevë, e zëvendëson Branko Trajkoviq

Shpat Aliu javën tjetër pritet të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës.

Ulësen e tij në këtë institucion pritet ta zë Branko Trajkoviq, që udhëheq koalicionin e partive serbe.

Vendimi tashmë është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu dhe pritet të miratohet në seancën e 11 majit.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Preshvës, Shqiprim Arifi.

Ai e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se Aliu është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe “dora e djathtë” e Ragmi Mustafës.

“Po, do të shkarkohet javën tjetër pasi nuk kemi koalicion me PDSH-në e Ragmi Mustafës. Shpat Aliu është oponent politik si anëtar i kryesisë së PDSH-së dhe dora e djathtë e Ragmi Mustafës. Pra, do të ishte sikur në qeverinë e tanishme të Kosovës, të zgjidhet një opozitar i Lidhjes Demokratike të Kosovës si zv. kryetar i Kuvendit”, deklaroi Arifi.

Për këtë vendim që pritet të merret ka shkruar edhe aktivisti i shoqërisë civile në Preshevë, Valon Arifi, i cili është shprehur i zhgënjyer duke thënë se “nuk e kisha ndërru asnjëherë, jo për shkak të kombësisë që kanë si njëri si tjetri, por për shkak të politikës që ndjekin”.

“Shqiprim Arifi e Sami Salihu zëvendësojnë Shpat Aliun, ish ushtarin e UÇPMB-së, njëherit djalin e axhës së Liburn Aliut, nga pozita e zv.kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës me drejtuesin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuqiq, Branko Trajkoviq”.

“Me Shpatin sa herë rrejmë nuk pajtohemi për shumëçka derisa me Brankon nuk pajtohem për asgjë”, ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori