LAJMI I FUNDIT:

Produkti “X”, punësimi i mijëra njerëzve të rinj dhe largimi i disave,…: Këto janë disa nga risitë që Musk pritet të sjellë, pas blerjes së Twitter

Produkti “X”, punësimi i mijëra njerëzve të rinj dhe largimi i disave,…: Këto janë disa nga risitë që Musk pritet të sjellë, pas blerjes së Twitter

Elon Musk dëshiron të punësojë mijëra punonjës të rinj në Twitter ndërkohë që pritet të largojë disa punonjës ekzistues.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se ai dëshiron të punësojë 3,600 punonjës të rinj deri në vitin 2025, duke lënë të lirë qindra të tjerë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.


Ai gjithashtu pritet të krijojë një produkt të ri “sekret” të njohur si “X” dhe të katërfishojë numrin e bazës së përdoruesve të platformës së mediave sociale.

Musk u tha investitorëve se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata e mbështesnin atë në blerjen e Twitter-it
Lexo po ashtu Musk u tha investitorëve se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata e mbështesnin atë në blerjen e Twitter-it

Përveç këtyre, Musk u ka thënë investitorëve se mund të rriste në mënyrë dramatike të ardhurat e kompanisë duke e bërë atë më pak të varur nga të ardhurat nga reklamat, raportoi The New York Times.

Në vlerësimet e tij përfshihet edhe një objektiv për të arritur 931 milionë përdorues deri në vitin 2028 me 104 milionë përdorues të abonuar.

Musk u ka thënë gjithashtu investitorëve se kishte shumë besim se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata mbështesnin blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter.

Ai shtoi se ata mund të shihnin kthime prej pesë deri në dhjetëfishin e investimeve të tyre nëse gjithçka shkonte mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori