LAJMI I FUNDIT:

Sërish konfirmohet aktakuza ndaj Haris Kelmendit dhe policit tjetër të akuzuar për keqtrajtimin e një 18 vjeçari në stacion policor

Sërish konfirmohet aktakuza ndaj Haris Kelmendit dhe policit tjetër të akuzuar për keqtrajtimin e një 18 vjeçari në stacion policor

Pas kthimit në rivendosje nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka marrë vendim me të cilin ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-policit Haris Kelmendi dhe policit Agon Hyseni, të cilët akuzohen për keqtrajtimin e një 18 vjeçari në stacionin policor.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Kurse, Kelmendi akuzohet edhe për veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.


Në vendimin e siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se në këtë çështje penale gjykata duke vepruar sipas sugjerimeve të Apelit, ka kthyer në plotësim aktakuzën dhe ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të bëjë plotësimin e aktit akuzues dhe të ofrojë si provë deklaratën e të pandehurit Kelmendi.

Kthimin në plotësim të kësaj akuze, sipas këtij vendimi Apeli e kishte kërkuar me arsyetimin se veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, për të cilën vepër akuzohet Kelmendi, parashihet dënimi me burgim prej 6 muaj deri në 5 vite.

Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh
Lexo po ashtu Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh

Tutje, Apeli kishte theksuar se në bazë të dispozitave ligjore është e domosdoshme që prokuroria ta marrë në pyetje të pandehurin në procedurën paraprake dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dhe se aktakuza nuk mund të ngritet pa marrjen e deklaratës apo njoftimin e të pandehurit për akuzën kundër tij, marrë parasysh faktin se vepra penale e cila është objekt i kësaj aktakuze është e dënueshme me më shumë se 3 vite.

Më pas, më 10 mars 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë, i ka dorëzuar gjykatës deklaratën e të pandehurit Kelmendi të dhënë në të njëjtën ditë, i cili ishte mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, më 27 shtator 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktvendim me të cilin i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndërhyrjet e policëve në disa raste në Prishtinë, IPK ngrit kallëzim penal ndaj një zyrtari policor - rasti tjetër po hetohet
Lexo po ashtu Ndërhyrjet e policëve në disa raste në Prishtinë, IPK ngrit kallëzim penal ndaj një zyrtari policor - rasti tjetër po hetohet

Kundër këtij aktvendimi, ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Kelmendi, avokati Naim Rudari, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, për shkak të shkeljes së ligjit penal dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Gjykata e Apelit pas vlerësimit të të gjitha shkresave të kësaj çështje juridike penale, kishte gjetur se ankesa është e bazuar, ashtu që vendimin e gjykatës së shkallës së parë e kishte kthyer në rivendosje.

Ndryshe, për këtë rast, i akuzuari Kelmendi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se gjatë vitit 2018 ka keqtrajtuar fizikisht një 18 vjeçar, në stacionin policor të Prishtinës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 prill 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Haris Kelmendi po akuzohet së më 26 qershor 2018 në Stacionin Policor Qendra, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar (zyrtar policor), derisa ishte duke e trajtuar të dëmtuarin L.R lidhur me një rast si i dyshuar, gjatë procedimit të rastit i akuzuari me dashje e ka keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kelmendi ka keqtrajtuar të dëmtuarin L.R, në atë mënyrë që i ka shkaktuar dhimbje fizike dhe psikike me formë veprimi në trupin-subjektin pasiv duke e goditur fuqishëm me shuplakë në fytyrë nga e cila goditje i dëmtuari rrëzohet.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori