LAJMI I FUNDIT:

Treni godet një kamionetë në Klinë, ishte e parkuar afër shinave të trenit

Treni godet një kamionetë në Klinë, ishte e parkuar afër shinave të trenit
Foto: Ilustrim

Një kamionetë e cila ishte parkuar në vendin jo të duhur afër shinave të trenit (hekurudhë) në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Klinë rreth orës 12:45 është goditur nga treni në lëvizje, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:45 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në Klinë një kamionët është parkuar në vendin jo të duhur, afër hekurudhës ku me ç ‘rast treni e ka goditur atë, duke i shkaktuar dëme të vogla materiale”, ka thënë Rugova për Telegrafin. /Telegrafi/