Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh dhe çdo takim është një mundësi për përmirësimin e mëtejshëm të tij, një mundësi për të shkëmbyer përvoja në fushën e bujqësisë dhe për të lehtësuar tregtinë e produkteve agroushqimore. Marrëveshjet e nënshkruara dy dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve janë dëshmi e bashkëpunimit tonë, duke u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Kështu deklaruan në takimin e sotëm të punës në Tiranë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në RMV, Ljupço Nikolovski dhe Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë.
Ministri Nikolovski, i shoqëruar nga zëvendësministri Abdulshukur Abedini dhe këshilltari shtetëror Trajan Dimkovski, theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për bashkëpunim fitosanitar, të nënshkruar mes dy vendeve në tetor 2020.
Ministrja Krifca gjithashtu i vlerësoi të suksesshme rezultatet e marrëveshjes për bashkëpunim fitosanitar dhe veterinar, duke theksuar mirënjohjen ndaj ministrit Nikolovski për mbështetjen në harmonizimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e çështjeve veterinare dhe fitosanitare.
Ministri Nikolovski njoftoi se në korrik do të organizohet Konferenca për konsolidimin e tokës bujqësore të copëtuar në Manastir, e cila është shembull i suksesshëm i konsolidimit të tokës bujqësore.
“Marrëveshja për menaxhim të përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Ohër dhe Prespë na mundëson që bashkërisht të kujdesemi për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin afatgjatë të qëndrueshëm të të dy liqeneve, si dhe përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e rezervave të peshqive”, tha Nikolovski, duke shtuar se pret së shpejti do të mbajmë seancën konstituive të Komitetit të Përbashkët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos