Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) do të mbajnë grevë një orëshë më 12 maj, pasi sipas tyre, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci edhe pse kishte premtuar në muajin prill se do të ketë dialog përmbajtësor, nuk ka bërë asnjë hap konkret.
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo Sindikatë përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet se greva njëorësh do të mbahet në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete, duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date.
“Duke respektuar Ligjin për Grevat, SBASHK me kohë i ka dërguar shkresë zyrtare Ministres Arbërie Nagavci duke e njoftuar për grevën paralajmëruese njëorëshe të 12 majit, por edhe për veprimet tjera shumë më radikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria vazhdon të hesht ndaj kërkesave legjitime të SBASHK-ut.
SBASHK-u i ka kujtuar ministres Nagavci se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, si organi më i lartë mes dy Kongreseve, në mbledhjen e mbajtur më 28.04.2022 duke analizuar situatën aktuale e duke vlerësuar se Qeveria, edhe pas premtimeve se do të ketë dialog përmbajtjesor, nuk bëri as edhe një hap konkret, vendosi të mbaj grevë paralajmëruese njëorëshe më datën 12.05.2022 në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri edhe në Universitete, duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date nëse Qeveria nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un.
Po në këtë shkresë, SBASHK i ka ripërsëritur kërkesat e anëtarësisë që Qeveria të vazhdojë me shtesën në pagë prej 100 euro për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e SBASHK, të fillojë zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligji nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e sigurisë pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999 dhe formimi i komisionit, i cili do të ulet në tavolinën e negocimit me SBASHK-un që të gjej zgjidhje për kërkesat drejtuar Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet më tej, SBASHK duke insistuar që çështjet të zgjidhen me dialog edhe në këtë informatë dërguar MASHTI-t e fton ministren Nagavci për angazhim dhe takime me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar shtruar për gjithë këto çështje, për ta informuar edhe për protestën e 20 majit e për t’u angazhuar bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjet e ngritura.
“SBASHK apelon te të gjithë anëtarësia që të bëjnë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje masive në protestën e 20 majit bashkë me sindikalistët nga sindikatat tjera anëtare të BSPK-së duke uruar që Qeveria të ofroj zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona legjitime e për të mos pasur nevojë që të fillohet me grevën e përgjithshme në tërë sektorin arsimor”.
Këto janë pikat kryesore të SBASHK-ut:
Vazhdimi i pagesës prej 100€ për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së.
Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor, Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligji nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e sigurisë pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999
Mos formimi i komisionit, i cili do të ulet ne tavolinën e negocimit me SBASHK-un që të gjej zgjidhje për kërkesat drejtuar Qeverisë së Kosovës .
Greva do të mbahet në tërë sistemin arsimor në orën e parë të punës në të dy ndërrimet . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'