LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk sulmon George Soros – çka po ndodh mes dy multi-miliarderëve?

Elon Musk sulmon George Soros – çka po ndodh mes dy multi-miliarderëve?

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez, George Soros i kanë bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të heqin dorë nga Twitter tani që në krye të tij është Elon Musk.

New York Post raporton se Elon Musk po kërkon të zbulojë cili qëndron pas këtyre thirrjeve të bëra publike me anë të një letre të firmosur nga më shumë se 20 grupe liberale.

Këto OJQ të majta – shumë prej tyre të financuara nga miliarderi George Soros, bashkëpunëtorë të Clinton apo edhe Bashkimi Europian apo qeveria kanadeze – kanë bërë thirrje të bojkotohet Twitter nëse Musk merr në dorë kompaninë.


“Kush i financon këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin tuaj ndaj informacionit? Le të hetojmë…” shkroi Musk ditën e djeshme, duke shtuar se “Disa rreze dielli janë dezinfektuesi më i mirë.”

Kjo letër është firmosur nga 26 organizata të cilat pretendojnë se “Uzurpimi i Twitter nga Elon Musk, do të kontribuojë në toksifikimin e mëtejshëm të ekosistemit tonë të përbashkët informativ, duke u kthyer në një kërcënim direkt ndaj sigurisë publike, sidomos mes grupeve më vulnerabël dhe të margjinalizuara.”

Në letrën e tyre, këto organizata i janë drejtuar firmave të mëdha si Coca-Cola, Disney apo edhe Apple.

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter
Lexo po ashtu Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter

Sipas një raporti të CNN, në letër, thuhet se arsyeja e kësaj kërkese radikale, është frika se miliarderi Elon Musk mund tregohet shumë i butë dhe të heq dorë nga politikat e mëparshme të Twitter të cilat moderonin, filtronin dhe bllokonin postimet me përmbajtje të konsideruar si gjuhë urrejtje apo dezinformim.

“Si reklamues kryesorë në Twitter, marka juaj rrezikon të asociohet me platforma që amplifikojnë urrejtjen, ekstremizmin, dezinformimin për sa i përket shëndetit dhe teorive konspirative. Nën menaxhimin e Elon Musk, Twitter rrezikon të kthehet në një vatër dezinformomi”, shkruajnë ata.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në Twitter që pretendonte se George Soros ishte njeriu kryesor mbrapa kësaj letre, Elon Musk bëri një postim duke i bërë thirrje George Soros ta kontaktojë si dhe “t’i shkruajë atij në DM”.

Në një tjetër postim, Elon Musk sugjeroi se në të ardhmen Twitter mund të nisë të kërkojë një pagesë modeste nga llogaritë qeveritare apo ato komerciale për të maksimizuar përfitimet.

Sidoqoftë, ai sqaroi se për ‘përdoruesit e thjeshtë’ Twitter do të mbetej gjithnjë falas.

“Twitter do të jetë gjithnjë pa pagesë për përdoruesit e thjeshtë, por përdoruesit komercialë/qeveritarë mund të duhet të bëjnë një pagesë të vogël,” – shkroi Musk.

Disa nga organizata që kanë firmosur letrën përfshijnë – Media Matters for America, Black Lives Matter, Açountable Tech, grupi feminist UltraViolet, the Center for Countering Digital Hate, the National Hispanic Media Coalition dhe The Free Press digital rights group.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori