Shkatërrimi, bllokada dhe dhuna nuk kanë vend në legjislativ, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, pasi dje OBRM-PDUKM shpalli bllokadë të Kuvendit nga 10 maji.
LSDM thotë se Kuvendi duhet të jetë institucion i krijimit të ligjeve më të mira në luftën e përditshme për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe jo mjet për të dëmtuar qytetarët dhe shtetin.
Kaevski tha se në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët, OBRM-PDUKM paralajmëron bllokada të reja.
“Rruga e zgjedhur nga OBRM-PDUKM me urdhër të Nikolla Gruevskit është e gabuar por nuk do të thotë se po i bëjnë dëm LSDM-së, Qeverisë apo shumicës, por bëjnë dëm të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe shteti. Sikur të mos i mjaftonte Mickoskit që një vit të tërë deputetët e partisë së tij këtu në Kuvend po bllokojnë ligje të rëndësishme për qytetarët, sikur të mos i mjaftonte që bllokon Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme, tanimë ngrit iniciativa të tjera në këtë kohë krize për shtetin”, tha Kaevski.
“Ligji për ndërtimin e një qendre të re klinike në Shkup është bllokuar me vite. Imagjinoni, një investim me vlerë 500 milionë euro. OBRM-PDUKM bllokon kushte më të mira për trajtimin e qytetarëve, kushte më të mira të punës për mjekët. OBRM-PDUKM bllokon edhe Ligjin për shërbimin në ushtri, i cili parasheh kushte më të mira për pension dhe paga më të larta për ushtarët. “Dhe kjo nuk i mjafton Mickoskit, kështu që ai paralajmëron bllokada të reja të intensifikuara të Kuvendit”, tha Kaevski.
Ai shtoi se deputetët morën besimin nga qytetarët që të mos bllokojnë por të punojnë, të propozojnë dhe të sjellin zgjidhje ligjore që përmirësojnë cilësinë e jetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre persona nga Shkupi dje janë kafshuar nga qentë endacakë
Vodhën kompjuterët e një shkolle në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, procedohen dy nxënës të mitur
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri