LAJMI I FUNDIT:

Sërish ndërpritet seanca, Konjufca thërret në takim shefat e grupeve parlamentare

Sërish ndërpritet seanca, Konjufca thërret në takim shefat e grupeve parlamentare

Sërish u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës ku votohej për dy kandidatë të Gjykatës Kushtetues, pasi deputetët e partive opozitare po kërkojnë që të formohet Komisioni hetimor për Energjinë.

Deputetët e partive opozitare në Kuvend sërish po i bien me duar tavolinave, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës pa u plotësuar kërkesa e tyre për themelimin e Komisionit.

Madje, për të moslejuar vazhdimin e seancës, deputetë opozitarë kanë marr kutinë e votimit për të penguar mbajtjen e seancës, ku po votohej për dy kandidatë të Gjykatës Kushtetuese.


Rifillon seanca, pas ndërprerjes në mungesë të kuorumit

E plotësuar: Ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi u ndërpre në mungesë të kuorumit, ndërkaq deputetët e partive opozitare në Kuvend sërish po i bien me duar tavolinave, duke kërkuar kështu themelimin e Komisionit hetimor për energjinë.

Opozita po kërkon formimin e Komisionit Hetimor për energjinë, në të kundërtën sipas tyre nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në vazhdimësi po bën thirrje që deputetët të ulen në vendet e tyre.

Deputetë opozitar kanë marr kutinë e votimit për të penguar mbajtjen e seancës, ku po votohej për dy kandidatë të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi në pauzë, në mungesë të kuorumit

E për të mos lejuar seancën, deputetët e partive opozitare në Kuvend në vazhdimësi i kanë rënë me duar tavolinave.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për shkak të mungesës së kuorumit pas vënies në votim të procedurave për votimin e dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese.

Opozita para se Kuvendi të shkonte në pauzë kërkoi të formohej Komisioni Hetimor për energjinë, në të kundërtën sipas tyre nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës.

E për të mos lejuar seancën, deputetët e partive opozitare në Kuvend në vazhdimësi i kanë rënë me duar tavolinave.

Opozita kështu nisi të pengojë punën e seancës duke goditur tavolinat e duke fishkëllyer në shenjë proteste.

Deputetë të partive opozitare theksuan se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës, pasi sipas tyre kërkesa e tyre për themelimin e Komisionit hetimor për energjinë është e drejtë e tyre.

Ndryshe, në seancën e parafundit të Kuvendit ishte diskutuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë. Njëri u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori