Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edvin Kulluri, i cili muaj më parë kishte bërë të ditur se do të kandidonte për kryetar të PD-së, në një status në Facebook njofton se nuk do të marrë pjesë në këtë proces.
Ai ka renditur gjashtë pika që pas tij e kanë detyruar të ndërmarrë këtë vendim, duke theksuar se demokratët kaluan nga “Lul Brava” te “Doktor Dryni”.
“Meqenëse para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohe kandidateve për të bërë fushatë; 3) në këtë Komision ka anëtar të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Bravën duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) nuk ka sërish asnjë transparencë për listat e anëtarësisë së PDSH; 5) kandidatet nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit të shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) zgjedhjet po mbahen ndërkohe që PD është e përçarë me keq se 1 vit me parë!”, ka thënë Kulluri.
Ai ka theksuar se “e vetmja gjë që ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura në 13 qershor me keto të 22 majit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!
“Fatkeqësisht PD dhe demokratet po tallen dhe nëpërkëmben po njësoj prej të paktën 5 vitesh duke i privuar nga debati i lirë, vota e lirë dhe përfaqësimi!”, ka shtuar Kulluri.
“Për këto arsye, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj farse të shëmtuar zgjedhore duke u tërhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt që lufton prej 5 vitesh për demokratizim real të PDSH dhe jo uzurpim të karriges së Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!”, është shprehur Kulluri.
“I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vetë-emëruar “suksese në jetë” dhe demokratëve durim dhe besim tek rivendosja e demokracisë në Partinë Demokratike!”, shkruan Kulluri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Ekzekutimi i Eduart Reçit në Tiranë, bien në pranga vëllezërit – njëri prej tyre oficer policie
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj