LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Edhe 13 persona do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Kajtazi: Edhe 13 persona do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Lidhur me zgjerimin e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi, i cili ka paralajmëruar arrestimin e mundshëm edhe të 13 personave që ‘së shpejti’ do të duhet të udhëtojnë për në Hagë.

Kajtazi paralajmëron se këta persona, duke mos dhënë emra, do t’i bashkëngjiten të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë.

‘’Po flitet për 13 persona, ku shumica prej tyre janë eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët priten t’i bashkohen të akuzuarve të tjerë që janë në Hagë, e këtu po flasim për katër persona: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin’’, ka thënë Kajtazi në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.


Dorëzohet aktakuzë e re për Thaçin dhe të tjerët
Lexo po ashtu Dorëzohet aktakuzë e re për Thaçin dhe të tjerët

Ai ndër të tjerash shtoi se ky ‘aksion’ do të ndodhë shumë shpejt, brenda këtij muaji, dhe se autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këtë.

‘’Kjo pritet te ndodhë shumë shpej. Pra, brenda këtij muaji do të ketë arrestime të 13 personave tjerë, për t’i dërguar në Hagë. Autoritet e Kosovës janë të informuar për këtë gjë, si kryeministri Kurti, ashtu edhe ministrja e drejtësisë, Haxhiu. Autoritetet janë të informuar rreth kësaj çështjeje, jo rreth emrave apo personave, por vetëm për aksionin, pasi në fund të fundit, duhet të krijohet një rend që të mos ketë ndonjë incident apo të themi trazira’’, shtoi tutje Kajtazi.

Ndërsa, sa i përket komunikimit të kryeministrit Kurti me avokatët e të akuzuarve në Hagë, ai e quajti totalisht të pakuptimtë, e sidomos përmes video-linkut, duke kujtuar se ishte kryeministri Kurti, ai që i kishte thënë Thaçit të shkojë në Hagë. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori