LAJMI I FUNDIT:

A qan foshnja kur është në bark? Me siguri nuk e prisnit një përgjigje të tillë

A qan foshnja kur është në bark? Me siguri nuk e prisnit një përgjigje të tillë

Ja çfarë ndodh kur fëmija juaj shkelmon dhe rrotullohet

Të gjitha nënat janë të interesuara për atë që fëmija bën gjatë gjithë kohës në bark.


Shkencëtarët janë gjithashtu kureshtarë, ndaj vendosën të hetojnë se çfarë bën foshnja ndërsa është në bark, transmeton Telegrafi.

Shumica kanë pyetur veten – a qan bebja kur është në mitër?

Përgjigjja është se ata në fakt mund të qajnë, por që ajo nuk duket siç do të prisnim ne. Për të njohur të qarën, duhet të monitorojmë sjelljen e foshnjës, jo ta dëgjojmë zërin.

Ne nuk mund ta dëgjojmë foshnjën derisa të vijë në kontakt me ajrin, në vend të kontaktit me lëngut.

Një studim vëzhgoi bebet në mitër dhe tregoi se bebja bën lëvizje që tregojnë të qajë:

▪ nxjerr gjuhën,
▪ merr frymë shpejt,
▪ hap gojën,
▪ dridh nofullën,
▪ gëlltit.

Kjo sjellje është vërejtur te bebet mbi 24-javëshe.

Pse qan një fëmijë në bark?

Në fakt, foshnja në barkun e nënës praktikon të qajë. Zakonisht kjo e qarë zgjat 15-20 sekonda, jo më shumë. Shumica e shkencëtarëve pajtohen se foshnjat mund të ndjejnë dhimbje në tremujorin e tretë, por askush nuk është i sigurt se kur ndodh.

Studimet tregojnë se foshnjat ndjejnë stimuj negativë dhe reagojnë ndaj tyre në atë mënyrë. Kjo është, në fakt, një gjë e dobishme për më vonë.

Në çdo rast, është e rëndësishme të mos shqetësoheni shumë për këtë. Ndërsa foshnja reagon ndaj prekjes dhe zërit të nënës, ju mund të flisni me të, të këndoni, të lexoni. Rezulton se foshnja vërtet mund të qetësohet nga zëri i nënës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Dua bebe
Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Katër mënyra kryesore: Ja si ta mbani të ngushtë vagjinën

Këshilla dhe arsye
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Kalo në kategori