Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave, me seli në Paris.
Kryeministri Albin Kurti, në pika të shkurtra sqaroi këtë nismë, i cili tha se kjo është byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave e cila përfshin 192 vende të botës.
“Shqyrtimi i Nismës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Byron Kombëtare të Ekspozitave, përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit, pjesëmarrja për herë të parë në Expo Dubai 2020 me udhëheqjen nga byrja ndërkombëtare e ekspozitave ishte me rëndësi për të promovuar potencialin e vendit tonë në një nga ekspozitat ndërkombëtare më të mëdha me pjesëmarrjen e 192 të vendeve të botës. Me qëllim të promovimit të Republikës sonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime si dhe potenciali prodhues e eksportues i vendit tonë, ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë i ka propozuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku tha se si ministri synojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë byro me seli në Paris.
“Kemi qenë dëshmitar të një ekspozite që u mbajt në Dubai. Synojmë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë byro me seli në Paris. Konventa e Parisit lejon shtetin që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, por është anëtare e një agjencie të specializuar të OKB-së me u anëtarësua në byro, e Kosova prej vitit 2009 është anëtare me të drejta e katër agjencive të specializuara të OKB-së, FMN-së dhe tri institucioneve të grupit të Bankës Botërore, andaj Republika e Kosovës i përmbush kushtet për anëtarësim në byro. Ju ftojmë ta përkrahni këtë nismë për ta promovuar vendin”, u shpreh Mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?