Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri, se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë si rrjedhojë e shtrirjes së ligjshmërisë dhe ndaljes së kontrabandës.
Sveçla tha se brenda 10 ditësh, Policia kufitare e Kosovës është sulmuar gjashtë herë.
“Në kuadër të këtij viti Policia e Kosovës me njësitë e saj ka zhvilluar rreth 1000 aksione policore. Mbi 50 grupe të organizuara kriminale janë goditur, mbi një ton substanca narkotike janë sekuestruar dhe janë ngrirë rreth 14 milionë euro. Ka zvogëlim substancial të kontrabandës të të gjitha llojeve…”, tha ai.
“Brenda 10 dite, Policia e Kosovës është sulmuar gjashtë herë dhe këto veprime konsiderojmë se janë nxitur për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë. Këto sulme janë për shkak të luftimit të kontrabandës nga ana jonë siç kemi njoftuar kemi bllokuar dosa rrugë, që kanë pamundësuar të propagandë. Këto sulme kanë dhe qëllim tjetër që synojnë të shkaktojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në vendin tonë. Pas këtyre sulmeve kemi rrit aktivitet hetuese…”, tha Sveçla.
Ai po ashtu ka kërkuar ardhjen në Kosovë të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili kërkohet për lidhje për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për t’u përballur me akuzat nga institucionet e drejtësisë.
Në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, Sveçla i kërkoi atij që t’i bëjë presion Radojçiqit që t’i dorëzohet organeve të Policisë dhe jo të kërkojë hapësirë në Serbi.
Por deputeti, Simiq tha se Radonjiq nuk do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë pasi, siç tha ai, është një proces i montuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve