LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në raportim për 100 ditë qeverisje: Jemi qeveri stabile, punojmë ndershmërisht

Kovaçevski në raportim për 100 ditë qeverisje: Jemi qeveri stabile, punojmë ndershmërisht

Sfidat, presioni dhe pritshmëritë janë të mëdha, por është fat që kjo Qeveri ka përgjegjësinë të përballet me të gjitha këto sfida. Është lumturi sepse, me përgjegjësi pohoj se në 100 ditë kemi marrë vendime të vështira, parimore dhe mbi të gjitha shtetërore që mbrojnë qytetarët, standardin dhe të ardhurat e tyre, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e sotëm në Forumin “100 ditët e mandatit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë Veriore”, në të cilën u referua për arritjet më të rëndësishme në 100 ditët e para në kontekstin aktual vendor dhe ndërkombëtar.

Ai tha se kjo qeveri ka dëshmuar se me menaxhim të mirë, menaxhim të përgjegjshëm dhe punë të ndershme, mund të tejkalohen sfidat më të vështira.

Kryeministri Kovaçevski u ndal në masat kyçe të ndërmarra nga Qeveria për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, si dhe prioritetet dhe masat e ndërmarra në afat të mesëm dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit.


Prioriteti i parë, theksoi Kovaçevski, ka të bëjë me mbrojtjen e standardit jetësor të atyre që janë më vulnerabël dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive. E dyta i referohet rritjes së qëndrueshme ekonomike, gjegjësisht vazhdimit të programeve për rritjen e prodhimit, eksportit, si dhe aktivitetit ekonomik në vend.

Prioriteti i tretë fokusohet në rritjen e investimeve bruto, të investimeve dominuese nga buxheti i shtetit, por edhe të investimeve private si gjenerues të rritjes ekonomike të vendit në periudhën afatmesme.

“Kjo Qeveri mbetet e përkushtuar për çështjet kyçe për qytetarët, për sigurinë ekonomike dhe standard më të mirë të jetës”, tha kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se do të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbështetjen financiare të familjeve.

“Karakteristikë e kësaj qeverie është qeverisja dhe puna efikase, e ndershme dhe e përgjegjshme dhe kjo vërehet edhe në buxhetin stabil. Edhe në kushtet e një pandemie, dhe tani në kushtet e krizës më të madhe energjetike, nuk ka vonesa në pagesën e pagave dhe pensioneve, madje financohet sektori privat dhe degët më të prekura. Paralelisht, po krijojmë plane të mëdha dhe afatgjata nga të cilat do të përfitojnë brezat aktualë dhe të ardhshëm”, përfundoi Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori