LAJMI I FUNDIT:

Travis Barker shkoi te varri i Robert Kardashian Sr. për t’i kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e tij, Kourtney Kardashian

Travis Barker shkoi te varri i Robert Kardashian Sr. për t’i kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e tij, Kourtney Kardashian

Travis Barker u sigurua që të dy prindërit e Kourtney Kardashian të dinin për planet e tij për t’i propozuar themelueses së “Poosh” në fund të vitit të kaluar.

Gjatë episodit të së enjtes të serialit “The Kardashians” në Hulu, fansat panë më shumë nga momenti kur Travis telefonoi Kris Jenner duke kërkuar leje për t’u martuar me vajzën e saj.

Ndërsa rrëfente telefonatën emocionale me vajzën tjetër, Kim Kardashian përpara debutimit të saj në “Saturday Night Live”, Kris zbuloi se Travis kishte bërë gjithçka për të kërkuar bekimin e tij edhe nga babait të ndjerë të Kourtney dhe Kim, Robert Kardashian Sr, shkruan People.


Foto: Getty

“Ai kërkoi dorën e saj për martesë, dhe unë dua të qaj tani”, tha Kris teksa bënte grimin në dhomën e zhveshjes së Kimit.

“Ishte kaq e ëmbël. Dhe më pas ai tha se shkoi te varri i babait tënd dhe i kërkoi atij për leje dhe unë mbeta e habitur. Kjo është lumturi, do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë. Nuk mund ta besoj që është hera e parë që ajo martohet”, shtoi me lot në sy Kris.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

“Është vërtet çmenduri që ajo nuk është martuar më parë. Ndërsa unë kam pasur mjaftueshwm martesa për të gjithë ne!”, tha Kim.

Robert Sr. vdiq në moshën 59-vjeçare më 30 shtator 2003, më pak se tetë javë pasi u diagnostikua me kancer në ezofage. Përveç Kim dhe Kourtney, ai ka edhe vajzën Khloe Kardashian dhe djalin Rob Kardashian Jr. me Kris.

Foto: Filmmagic

Fejesa e Kourtney dhe Travis nuk ishte aspekti i vetëm dramatik i episodit të së enjtes. Bateristi i Blink-182  gjithashtu hasi në disa sfida kur zbuloi se marrja e vezëve me IVF të Kourtney ishte planifikuar për të njëjtën ditë që ai po planifikonte të propozonte në Santa Barbara.

Kourtney Kardashian tregon luftën e tmerrshme që po kalon me IVF: Ne e duam një fëmijë kaq shumë
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian tregon luftën e tmerrshme që po kalon me IVF: Ne e duam një fëmijë kaq shumë

Çifti u fejua në hotelin Rosewood Miramar Beach në Montecito të Kalifornisë më 17 tetor 2021. Ai  e bëri pyetjen  në plazh në perëndim të diellit i rrethuar me qirinj dhe trëndafila në formën e një zemre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori