Muajin e ardhshëm do të dihet nëse do të ketë edhe një rritje të normës së kamatës, nga e cila varen kamatat e kredive të qytetarëve. Në konferencën e tetë hulumtuese, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska, theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhet skanimi i politikës monetare, pas së cilës do të vendoset nëse dhe çfarë masash do të ndërmerren për zbutjen e inflacionit.
BPRM-ja dy javë më parë e rriti normën e kamatës për 0,25 pikë përqind, por deri më tani bankat nuk kanë bërë korrigjime të kamatave të kredive.
“Janë duke u zhvilluar projeksione të reja makroekonomike në të cilat bëjmë një vlerësim të plotë të detajuar të të gjitha segmenteve të ekonomisë, jo vetëm të rritjes ekonomike dhe inflacionit. Presim që të jetë në mesin e muajit të ardhshëm dhe do të rishqyrtojmë politikën monetare. Në këto kohë është e nevojshme të rishikohet me vigjilencë politika monetare në mënyrë të vazhdueshme, dhe cili do të jetë pozicioni ynë, si do të reagojmë dhe me cilat instrumente do të varet nga të gjitha të dhënat më të fundit, që do ti kemi në dispozicion”, deklaroi Anita Angelovska- Bezhovska- Guvernatore e BPRM.
Rritja e inflacionit pritet të vazhdojë si në vendin tonë ashtu edhe në ekonominë globale, por kjo nuk do ta çojë vendin në recesion, thotë Bezhovska, prandaj në afat të shkurtër Qeveria duhet të ndërmarrë masa për ndihmë. Vendi do të marrë 100 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat do të duhet të përdoren për qëllime të përcaktuara saktësisht.
“Banka Evropiane e Investimeve ka në plan të mbështesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç financimit të ndërtimit të rrjeteve energjetike më të sigurta dhe të larmishme, ne po ndihmojmë rajonin të rrisë rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe të zhvillojë projekte të reja të qëndrueshme brenda tij”, tha Liljana Pavlova- Nënkryetare e BEI-së.
Për negociatat që i kishte një javë më parë ministri i financave Fatmir Besimi, dhe guvernatorja e FMN-së për kredi, Bezhovska nuk theksoi se sa do të marrë hua vendi dhe ku do të shpenzohen paratë, sepse janë në dorë të politikës fiskale./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën