LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles zhvillon ndeshjen e radhës në turneun Blast, kundër ekipit të shtatë në ranglistën botërore NiP

Bad News Eagles zhvillon ndeshjen e radhës në turneun Blast, kundër ekipit të shtatë në ranglistën botërore NiP
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do ta zhvillojë sot (e enjte) ndeshjen e parë në kuadër të turneut Blast Premier Spring Showdown Europe, kundër ekipit suedez NiP.

Në këtë turne, ekipi shqiptar dhe shtatë ekipe tjera do të garojnë për një grup çmimesh rreth 65.000 dollarë.


Fituesi i këtij turneu, i cili mbahet online, do të bashkohet me ekipet më të mira të botës për turneun Blast Premier Spring Final ku shpërndahen çmime në vlera 425.000 dollarë.

Ekipi shqiptar ndeshjen kundër ekipit NiP do ta zhvillojë sot (e enjte) duke filluar nga ora 19:30, në formatin ‘Bo3’, ekipi fitues vazhdon tutje për në gjysmëfinale, ndërsa ekipi humbës eliminohet nga turneu.

Një përballje me këtë ekip, Bad News Eagles e pati në turneun kualifikues për Major në formatin ‘Bo1’, ku kishin pësuar humbje me rezultat 16:11.

Në rast fitore, ekipi Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshje tjetër ditën e shtunë, kundër fituesit të ndeshjes Astralis – Movistar Riders.

Ndeshjen Bad News Eagles kundër NiP mund ta ndiqni nga ora 19:30 në kanalin e streamerit shqiptar, Ernest “xhocii” Xhoci.

Kanali ku mund ta ndiqni ndeshjen me komentim shqip: twitch.tv/xhocii   

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori