Rob Kardashian pretendon se ish e fejuara e tij, Blac Chyna, e ka rrahur me një shufër metalike dhe i ka tërhequr armën gjatë një përleshjeje të dhjetorit 2016.
Në betejën e vazhdueshme ligjore të Kardashian-Jenner me Chynan, Rob, 35-vjeçar, dëshmoi të mërkurën se marrëdhënia e tij me ish-partneren, 33-vjeçare, ishte e dhunshme që në fillim dhe pretendoi se nëna e fëmijës së tij e rrahu dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Rob – i cili kishte veshur një këmishë të zezë me kopsa dhe mëngë të gjata për paraqitjen e tij në gjyq – tha se nata e 14 dhjetorit 2016 filloi me modelen duke bërë shaka e duke postuar video në rrjete sociale.
Por, nata dyshohet se u bë e dhunshme dhe mosmarrëveshja zgjati deri në mëngjesin tjetër.
Rob pretendoi se Chyna e tërhoqi një armë dy herë, e goditi me një shufër metalike, e gërvishti dhe e goditi me një kabëll të iPhone.
“Ajo më dha disa goditje në fytyrë dhe në shpinën time”, pohoi Rob për shufrën metalike që Chyna dyshohet se përdori për ta goditur atë.
“Në fillim mendova se ishte lozonjare. Nuk mendova se ishte serioze deri në takimin e dytë me armë… nuk e drejtoni armën në kokën e të fejuarit tuaj, pavarësisht nëse mendoni se është e mbushur apo jo”.
Kur u pyet nga avokatja e Chynas, Lynne Ciani, pse ai nuk shfaqi mavijosje në videot e regjistruara pas incidentit, Rob u përgjigj: “Ajo dha disa goditje në trupin tim (me shufrën metalike) … por jo të gjithë do të mavijohen.
“Vetëm se nuk kam pasur shenja nuk do të thotë se nuk është e vërtetë”, shtoi më tej ai.
Ylli ishte dukshëm i shqetësuar gjatë dëshmisë së tij gati dy orëshe, duke ngritur zërin disa herë dhe duke u grindur me Cianin që ia përsëriste pyetjet.
Rob tutje tha se donte ta bënte lidhjen e tij të funksiononte dhe përkrahte Chynan – me të cilën ndan vajzën Dream, pesëvjeçare – edhe kur ajo vazhdimisht dyshohet se ka abuzuar me të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Roza Lati sërish me rrëfim personal: Doja të lindja një fëmijë, mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'