LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi pritet të bëhet me Qeveri të re të kryesuar nga Dritan Abazoviq

Mali i Zi pritet të bëhet me Qeveri të re të kryesuar nga Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë të enjten, 28 prill, Qeverinë e re të pakicës me në krye Dritan Abazoviqin.

Sipas njoftimit të mëhershëm të tij, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.


Abazoviq ka thënë më herët se Qeveria e tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Mbështetje parlamentare për këtë Qeveri ka paralajmëruar edhe Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, por pa pjesëmarrje në të.

Qeveria e re pritet të zgjidhet gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit – disa pro-serbë, disa pro-evropianë – kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori