LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Rithemelimit propozon datën 22 maj për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së në Shqipëri

Komisioni i Rithemelimit propozon datën 22 maj për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zbuluar se Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka propozuar datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.

Në përfundim të mbledhjes së komisionit pas para mesnatës të së enjtes, Berisha deklaroi për gazetarët se në mbledhje u propozuar që zgjedhjet për kreun e ri të partisë të mbahen më 22 maj.

“U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 22 maj”, tha Berisha.


Deri tani kandidat për kryetar është vetëm ish-kryeministri Berisha që ende nuk është kandidaturë zyrtare.

Kuvendi i PD-së do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky organ më pas do të zgjedhë Kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD. /Telegrafi/