LAJMI I FUNDIT:

Macron sulmohet me domate në një takim me qytetarët

Macron sulmohet me domate në një takim me qytetarët

Presidenti i Francës ishte sërish objektiv i disa francezëve të pakënaqur. Gjatë vizitës në Cergy, dikush nga turma e qëlloi me domate Emmanuel Macronin.

Ngjarja ka ndodhur teksa Macron po fliste me qytetarët ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Sigurimi i presidentit ka reaguar menjëherë dhe ka krijuar një “ombrellë mbrojtëse”.


Macron goditet me shuplakë në fytyrë nga një qytetar
Lexo po ashtu Macron goditet me shuplakë në fytyrë nga një qytetar

Ai nuk u lëndua në incident ndërsa kjo nuk është hera e parë që presidenti i Francës po sulmohet në publik.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, i pari i shtetit francez u godit me shuplakë nga një burrë gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Dromes, në juglindje të vendit. /Telegrafi/