Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sot se pa procesin e vettingut s’do të ketë veprime serioze në luftimin ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Haxhiu në Komisionin për Integrime Evropiane tha se nën Qeverinë Kurti s’do të ketë situata kur një prokuror apo gjyqtar kërcënohet për lëndën që po e trajton.
Gjatë raportimit, në të cilin nuk morën pjesë deputetët opozitarë, ministrja e Drejtësisë shprehu zhgënjim me dështimin e institucioneve të drejtësisë në disa rasteve të nivelit të lartë për krim dhe korrupsion.
“Duhet shprehur zhgënjimin tim për raste që kanë vëmendjen publike sidomos dhe të cilat po dështojnë pranë institucioneve të drejtësisë… Si ka mundësi që për një zyrtar të lartë po parashkruhet lënda e korrupsionit, ndërsa për një qytetar që nuk ka ndonjë pozicion po janë shumë efikas. Pse nuk po munden të jenë efikas edhe në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. P.sh. rasti ‘Toka’, ‘Veteranëve’. siç e keni parë dje është kthyer sërish në shkallë të parë. Thuhet se janë bërë 13 gabime nga gjykata e shkallës së parë, konsideroj se rastet e tilla sikurse dhe ai i ‘Pronto’ sikur edhe rastet tjera nuk e kanë pasur vëmendje, seriozitetin nga institucionet e drejtësisë për të adresuar siç duhet…Në të kaluarën, sidomos në rastin e veteranëve kemi pasur hapur ndikime te prokurori Elez Blakaj, i cili fatkeqësisht u detyra të lëshojë vendin dhe largohet nga Kosova. Por me qeverinë tonë s’do të ketë situata apo rrethana që një prokuror apo gjyqtar kërcënohet për lëndën që po e trajton. Prandaj, po them se nuk kam besim se pa procesin e vettingut do të kemi veprime serioze në raport, sidomos me rastet e krimit dhe korrupsionit. Prandaj jemi duke e bërë një reformë të thellë të drejtësisë”, tha ajo.
Megjithatë, Haxhiu tha se janë të përkushtuar në zbatimin e reformave, kuadër të agjendës evropiane.
“Për Ministrinë e Drejtësisë janë dymbëdhjetë masa që i kemi gjatë këtij viti që të përmbushen. Prej tyre janë përmbushur pesë, kanë mbetur edhe shtatë në përpushje, por kemi afat deri në dhjetor. Nëse përcjellim trendin, jam e bindur se të gjitha obligimet që ne kemi në raport me agjendën evropiane, planin kombëtar për zbatimin e MSA-së do t’i zbatojmë me sukses brenda afateve kohore”, tha ajo.
Gjatë pyetjeve, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha u interesua për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“A keni pas rast nga ndonjë shtet skeptik për liberalizim të vizave që ka kërkuar kritere shtesë në aspektin e drejtësie”, pyeti ai.
Ministrja nuk dha ndonjë afat kohor se kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, por tha se do të vazhdojnë dialogun me Francën dhe vendet skeptike për t’i bindur se meritojnë një gjë të tillë.
“Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Francë, besoj se do të vazhdojë dialogu për t’i bindur ata në të drejtën e qytetarëve tanë që të lëvizin lirshëm. Në vazhdimësi na është bërë e padrejtë si shtet që vazhdojmë të na vendosen pengesa në këtë drejtim. Mirëpo jam e njoftuar me angazhimin e Qeverisë së Kosovës me shtetet skeptike në këtë drejtim dhe presim të kemi liberalizim të vizave për qytetarët. Unë nuk mund të flas sikur kanë folur qeveritë e kaluara me data”, tha Haxhiu.
Krahas kësaj, ministrja Haxhiu shprehu keqardhje që opozita nuk ishte gjatë raportimit të saj në komision.
“Më vjen shumë keq që opozita nuk e shfrytëzoi një mekanizëm që është i rëndësishëm siç është mbikëqyrja parlamentare. Pasi përmes këtij mekanizmi ata kërkojnë llogari për veprimet tona”, tha ajo.
Përkitazi me këtë, nënkryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, duke aluduar në deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se e njëjta hyri u nënshkrua sa për mëditje dhe doli nga mbledhja e komisionit.
“Ne e pamë që me të filluar kjo mbledhje një anëtare e opozitës hyri u nënshkrua dhe doli. Kjo është një çështje që duhet të diskutojmë, publikisht dua të kërkojë nga administrata të na sjellin një flet të re të nënshkrimeve dhe t’i japim fund nënshkrimeve sa për mëditje”, potencoi ajo. Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi edhe disa projektligje nga fushë veprimtaria e tij./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës