“Moj e bukura More si të lash e më s’të pash”, këto nuk janë thjeshtë vargje për arbëreshët e Italisë. Për ta, kjo poezi që më pas u shndërrua edhe në këngë është sinonim i jetës së tyre në Itali. Për autorin Mario Caliva, këto vargje e kanë shoqëruar gjatë tërë jetës së tij.
“Për ne kjo është e vërteta. Nuk është diçka mitike apo filozofike por një gjë që ne e rrnojmë gjithmonë tek jeta e përditshme”.
Ruajtja e traditave dhe kulturës për të dhe të tjerë arbëreshë të Sicilisë, është diçka që buron nga brenda.
“Lind nga shpirti dhe është diçka që na dha mundësinë të ruajmë gjuhën dhe identitetin. Ne arbëreshët edhe faktet tregojnë që nuk e kemi harruar kurrë identitetin dhe tokën që lamë kur erdhëm këtu në Sicili të Italisë”.
Për Calivën që flet një shqipe të bukur e të pastër, ruajtja e traditës nuk sigurohet vetëm me ligje por duhet me patjetër të ketë vullnet, shkruan Germin.org.
“Shteti Italian na ndihmon shumë sepse ekzistojnë ligje. Ligji 482/99 thotë që arbëreshët kanë të drejtë edhe financimi nga shteti Italian, për ta ruajtur gjuhën. Gjëja e parë është dashuria që ne kemi për gjuhën, sepse mund të ekzistojnë të gjitha ligjet por nëse njerëzit nuk e kanë në zemër, nuk kanë rëndësi ligjet”.
Për arbëreshët të cilët u larguan nga Shqipëria pesë shekuj më parë, Shqipëria është një ëndërr. Caliva, ka një shprehje të veçantë për ta përshkruar dashurinë që kanë arbëreshët për tokën që u detyruan ta lënë shekuj më parë.
“Për ne Shqipëria është toka e premtuar”. Në këtë tokë që për të është “e premtuar”, ai dhe arbëreshët e tjerë, shkojnë për vizitë çdoherë.
“E kemi këtë lidhje me zemër dhe me shpirt dhe shumë shpesh shkojmë në Shqipëri për t’i takuar vëllezërit dhe motrat shqiptare dhe arbëreshët që jetojnë në Shqipëri. Ne me Shqipërinë kemi lidhje edhe nga pikëpamje artistike, jo vetëm miqësore por edhe politike e sociale”.
Për të lidhja mes shqiptarëve dhe arbëreshëve të Italisë, është e natyrshme dhe të dy palët kanë nevojë për njëra – tjetrën.
“Arbëreshët kanë nevojë për Shqipërinë dhe shqiptarët kanë nevojë për arbëreshët. Në fund të fundit jemi një gjë. Një komb, një gjuhë dhe një besë. Besa jonë është shqiptaria”.
Mario, në një intervistë për GERMIN, të zhvilluar më 24 prill tek Hora e Arbëreshëve, theksoi që duhet të ekzistojë edhe dialogu ndërkulturor dhe një respekt edhe për kulturat e tjera.
Ndryshe, Mario është shkrimtar dhe dramaturg. Ai ka diplomuar për “Dramaturgji dhe Skenar” në Akademinë Nacionale të Dramës në Romë. Ai gjithashtu ka përfunduar doktoratën për Ekonomiks dhe Financa si dhe ka një Master në degën e Artit Skenik ku ka realizuar temën e diplomës për Teatrin Arbëresh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe