LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-17 humb edhe nga Polonia

Kosova U-17 humb edhe nga Polonia
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-17 e ka mbyllur me tri humbje fazën “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Izrael, por ka pasur paraqitje të mirë.

Pas humbjeve nga Ukraina dhe Italia, djelmoshat e drejtuar nga Arsim Abazi kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë edhe nga Polonia, me shifrat 2-1.


Dardanët U-17 e nisën vrullshëm ndeshjen kundër Polonisë dhe pas sulmeve të pareshtura drejt portës polake, arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me golin e realizuar nga Elton Krasniqi. Polakët tentuan shumë herë gjatë kësaj pjese për të barazuar shifrat por pa sukses.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në pjesën e dytë ishte një paraqitje krejt ndryshe e polakëve, të konsoliduar dhe më të përqendruar drejt portës së Gjokajt. Në minutën e 59-të polakët goditën shtyllën pingule të majtë të Gjokajt, derisa topin e dëbuar Smilgewvski e dërgoi në rrjetë dhe rezultati u barazua në 1-1.

Në vazhdim, futbollistët tanë u orvatën të shënojnë por nuk ia dolën, teksa në minutën e 86-të Gjokaj ndërhyri në mënyrë të palejueshme, ndërsa nga pika e bardhë Terlecki ishte i saktë për rezultatin 2-1, në të mirë të Polonisë.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Mendoj se luajtëm mirë dhe djemtë u angazhuan mjaft. Krijuam disa raste dhe kemi mundur të fitojmë qysh në pjesën e parë sipas rasteve që patëm. Por, polakët, nga dy raste arritën të shënojnë, madje njëherë nga pika e bardhë”.

“Unë edhe njëherë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe karakterin por ky është futbolli jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi Arsim Abazi.

(Foto: ffk-kosova.com)

Polonia – Kosova 2-1 (0-1)
Stadiumi: Stadiumi i qytetit “Gino Manni” Colle di Val d’Elsa
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: Rob Hennessy (IRL), Christopher Campbell (IRL), Andrea Zingarelli (ITA) dhe Manule Volpi (ITA)
Shënues: Trelecki (86′) e Smilgewski (59′) – Elton Krasniqi (30′)
K.V: Smilgewski,, Tkacz të POL – E. Krasniqi, Sylaj, Gjokaj(KOS)
K.K. Sylaj (pas dy të verdhëve)
Polonia: Mikulko, Rychlik, Kurzydiowski, Tomoaszevski, Magusyewski, Lewicki, Smilgewski (Terlecki), Kalmena, Sranizewski, Takcz (Drachel), dhe Slawinski.
Kosova: Gjokaj, Shahini, Sylaj, Ahmeti(Bajraktari), Lokaj(Marku), Fazlija, Bashota (Gllogu), Krasniqi, Merlaku (Luma­), Jashari (Muji) dhe Kajtazi.


Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori