LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me foshnjën më të madhe në New York – i ka 11 muaj por duket si 3-vjeçar

Njihuni me foshnjën më të madhe në New York – i ka 11 muaj por duket si 3-vjeçar

Njihuni më foshnjën më të madhe në New York. Bëhet fjalë për Kason Priego që erdhi në jetë 11 muaj më parë, por madhësia e tij i bën njerëzit të mendojnë se është 3-vjeçar.

“Njerëzit me ndalin në rrugë për të më thënë sa i ëmbël është. Kur u tregoj sa vjet i ka, mbesin të habitur”, tha 31-vjeçarka Alexa Priego, transmeton Telegrafi.

E kur kjo nënë solli në jetë Kasonin në maj të vitit të kaluar, ai peshon si cilado foshnje tjetër – por me kalimin e muajve dhe gjidhënie – filloi të rritet shumë dhe të shtoj në peshë.


“Ai aktualisht vesh rrobat e një 3-vjeçari dhe në peshore figuron numri 15. E sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një foshnje e moshës së tillë peshon përgjysmë më pak. /Telegrafi/