LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me armë ndaj policisë në veri, flasin banorët

Sulmi me armë ndaj policisë në veri, flasin banorët
Patrullimet e Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka policë të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, i cili nuk ka pranuar të flas para kamerës me arsyetimin se ndodhet në pushim, ka bërë të ditur për KosovaPress se incidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit në rajonin e Zubin Potokut, duke thënë se nuk i di detajet.


Pas sulmeve në veri, Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak
Lexo po ashtu Pas sulmeve në veri, Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak

Sipas tij, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në përpjekje për t’i zbuluar sa më shpejtë autorët.

“Po, është sulmuar automjeti i policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm në rajonin e Zubin Potokut. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet. Deri tash nuk kemi ndonjë të arrestuar, por po punojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, ka thënë për KP përmes telefonit togeri Radoviq.

Budimir Rakic, shtëpia e të cilit ndodhet krejt pranë lokacionit ku ka ndodhur incidenti, thotë se ka qenë në Mitrovicë dhe kur është kthyer ka parë pjesëtarë të policisë dhe bllokadë të rrugës.

“Kam qenë në Mitrovicë dhe kur jam kthyer kam parë policinë, bllokimin e rrugës dhe asgjë tjetër nuk kam parë… Nuk është mirë askush të sulmohet”, ka thënë veç tjerash Rakic.

Edhe Marko Vucinic, po ashtu banor i Zupces, tha se nuk ka parë dhe as dëgjuar rreth incidentit, përveç policisë.

“Kam ardhur sot në mëngjes në punë rreth orës 6:30, mirëpo asgjë nuk kemi dëgjuar as unë dhe as banorët e tjerë të këtij fshati. Njësia speciale ROSU ka hyrë këtu dhe kanë bllokuar rrugën… Është e tmerrshme kjo çka po ndodhe muajt e fundit”, theksoi Vuçiniç.

Ndryshe, përgjatë magjistrales Mitrovicë-Bërnjak, sot gjatë ditës situata e përgjithshme vazhdon të jetë e qetë, ndërsa janë vërejtur forca të shtuara të Njësiteve Speciale të Kosovës si dhe automjeteve të tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori