LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Shtatë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të martën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 349 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 428.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit MSh njofton se janë administruar 1.825.458 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/