Gati 1/3 e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh për të shlyer. Këto janë gjetjet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit mbi gjysma e tyre, nuk i drejtohen bankave, por marrin para borxh te familjarët apo të afërmit për të blerë një makinë apo për të mbuluar shpenzime të tjera në jetën e përditshme.
Pjesa tjetër i drejtohen bankave apo institucioneve të tjera jo banka për të marrë hua, borxh që e përdorin kryesisht për blerje banese, rinovim apo për mobilimin e shtëpisë.
Veç tyre, shqiptarët marrin kredi për të blerë një makinë, për t’u shkolluar, për të shlyer borxhet e tjera apo për shpenzime të papritura, siç janë ato për shëndetin në rast të trajtimeve apo ndërhyrjeve të kushtueshme që duhet të kryejnë.
Rregullat e forta që bankat aplikojnë dhe frika se aplikimi i tyre mund të refuzohet bën që shqiptarët të ngurojnë t’u drejtohet atyre për të marrë një hua.
E në fakt, edhe vrojtimi i bankës e konfirmon se gjysma e familjeve që kanë aplikuar për kredi në bankë në tre vitet e fundit, kanë marrë si përgjigje refuzimin e tyre.
Arsyet kryesore lidhen me të ardhurat e pakta të individëve që kërkojnë të marrin një kredi, punën që ata bëjnë apo mungesën e një prone apo banese në emrin e tyre për ta lënë si garanci në bankë.
Të ardhurat nga puna janë burimi kryesor për një familje shqiptare dhe pas tyre vijnë dërgesat e emigrantëve që së bashku kanë peshën kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në konsum, por edhe në kursimin e familjeve shqiptare.
Veç detyrimeve, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë bën një pasqyrim edhe për pasurinë që kanë shqiptarët, që sipas saj për një familje llogaritet mesatarisht në 8.5 milionë lekë.
Shtëpia është pasuria kryesore e shqiptarëve. Anketa tregon se mbi 90% e familjeve shqiptare janë pronarë të plotë apo të pjesshëm të banesës së tyre mbi gjysma e tyre deklarojnë se e kanë përfituar atë pas vitit 1996.
Por, si e kanë siguruar shqiptarët një banesë për të jetuar? Gati gjysma e kanë ndërtuar vetë atë, ndërsa pjesa tjetër shprehen se e kanë blerë apo trashëguar dhe vetëm 1% e tyre e kanë marrë atë dhuratë.
Ndër të tjera, vrojtimi nxjerr në pah se familjet shqiptare jetojnë për një kohë të gjatë në banesën e tyre pa e ndërruar, mesatarisht 27 vjet.
Përveç banesës kryesore, më shumë se 1/3 e shqiptarëve zotërojnë edhe të paktën një pronë tjetër të paluajtshme, që e përdorin kryesisht për qëllime biznesi, e japin me qira apo e përdorin në forma të tjera, si fermë bujqësore.
Pasuri të tjera me rëndësi për shqiptarët janë edhe automjetet, pasi 40% e tyre kanë në pronësi një makinë apo mjete të tjera./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025