LAJMI I FUNDIT:

Para me fajde në Tiranë, arrestohet i riu nga Kosova

Para me fajde në Tiranë, arrestohet i riu nga Kosova

Një tjetër i hetuar i akuzës ka pranuar përpara gjykatës përfshirjen në skemën e marrjes së parave me përqindje, thënë ndryshe para me fajde.

30 vjeçari Qerim K. i tha gjyqtares së masave te sigurimit personal Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.

I arrestuar menjëherë pasi hyri në Shqipëri, 30 vjeçari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.


Duke përfshirë edhe përqindjet ky borxh sipas tij i shkoi 135 mijë euro.

‘I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia’- shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.

Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi.

Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste.

‘Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare’ – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku e kishte bërë bllok në telefon.

Qerim Krasniqi përsërit nga ana e tij se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk. Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde dhe po vlerësohet nga akuza.

Me gjithë pretendimet e parave me fajde deri më tani janë nën hetim vetëm 5 dosje për fajdet, jë proces I cili është I ndaluar nga ligji në vendin tonë.  Në njërën prej cështejve I akuzuar Ferdinand Rushi, nën akuzë për vrasje është vendosur gjithashu nën hetim pasuror me argumentin dhe indiciet se policia kishte të dhëna që ai ishte përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Rasti më i bujshëm i hetimit të borxheve me përqindje është ai i Shkodrës, mbasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani denoncoi rënien në grackë të dy djemve të tij që morën me fajde me 20 përqind interes një borxh dhe që më pas, ata u kërcënuan familjarisht./Top Channel

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori