LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare japonezja Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare japonezja Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë

Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në Japoni në moshën 119-vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së vendit.

Tanaka, që lindi më 2 janar 1903, vdiq më 19 prill, tha ministria, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Duke postuar në Twitter për vdekjen e saj, Guinness World Records tha: “Ajo u bë personi më i vjetër i gjallë në janar të vitit 2019 në moshën 116 vjeç e 28 ditë”.

“Ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër i regjistruar ndonjëherë, pas vetëm Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122-vjeçare”.

Familja e Tanaka tha në një postim në Twitter në fillim të këtij muaji se ajo kishte qenë shpesh e sëmurë kohët e fundit dhe “brenda dhe jashtë spitalit”.

E lindur në vitin 1903, Tanaka u martua me një pronar dyqani orizi në moshën 19-vjeçare dhe punoi në dyqanin e familjes deri në moshën 103-vjeçare.

Ajo i mbijetoi dy herë kancerit dhe jetoi një sërë ngjarjesh historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918 – si dhe pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori