LAJMI I FUNDIT:

Takimi Osmani – Donfried dhe Escobar në Presidencë

Takimi Osmani – Donfried dhe Escobar në Presidencë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se ka shprehur shqetësimin e Kosovës për moszbatrimin e marrëveshjeve të arritura nga Serbia.

“Kam shprehur shqetësimin edhe për mos shpërbërjen e strukturave paralele”, tha ajo.


Sipas saj, aleatët amerikan do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ruajtur paqen në Ballkan.

Ndërsa, pas kësaj delegacioni i Departamentit Amerikan të Shtetit do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Duhet theksuar se të hënën gjatë ditës, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar me kryeminsitrin Kurti.

Siç bëhet e ditur, gjatë takimit është diskutuar për situatën politike ne vend e rajon dhe për dialogun Kosovë – Serbi./Telegrafi/