Tetë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës që nga fillimi i vitit, ndërtimtaria dhe minierat sektorët më të rrezikshëm
Rastet kur një person humb jetën në vendin e punës në Kosovë nuk janë të pakëta. Sipas të dhënave nga Sindikata e Sektorit Privat, nga fillimi i këtij viti e deri më sot, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha për Telegrafin se shkaktarët kryesor për këtë gjë janë pronarët e kompanive apo punëdhënësit.
“Shakatarët më të shpeshtë janë , pakujdesia e pronarëve të kompanisë, punëtoreve, si dhe mos monitorimi i ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë që e bënë Inspektorati i Punës, por shkaktarët kryesorë janë pronarët e kompanive”, tha ai.
Tutje Azemi shtoi se shkalla e sigurisë në vendet e punës në sektorët privat në Kosovë është në nivelin më të ulët të mundshëm.
“Shkalla e sigurisë për punëtoret e sektorit privatë të Kosovës është në nivelin më të ulët që mundë të ekzistojë. Kjo me vetë faktin se 28 Inspektor të Punës janë duke monitoruar 10 ligje që kanë të bëjnë me raportin punëdhënës-punëmarrës kjo të jep të kuptosh se sa mund te jetë shkalla e sigurisë”, deklaroi ai.
Ai ka thënë, se disa inspektorë po e neglizhojnë punën për të cilën paguhen. E në këtë mënyrë kompanitë të cilat po i shkelin të drejtat e punëtorëve, po dënohen me gjoba qesharake sipas tij.
“Me plotë përgjegjësi themi se kryeinspektori i punës është duke u munduar ta kryej punën e vetë me shumë përkushtim. Por kjo nuk vlen edhe për disa inspektor pasi që këta e neglizhojnë punën për të cilën ata paguhen. Gjobat për kompanitë qe nuk krijojnë siguri në punë janë më shumë se qesharake, vetë fakti që kur një punëtorë humbi jetën brenda punishtes se Bechtel inspektori e dënoi me 2,000 euro kompaninë edhe kjo shumë tregon sa jemi serioz në ruajtjen e jetës të punëtoreve” përfundoi Azemi.
Në anën tjetër Milaim Morina nga Qendra për Politika dhe Avokim thotë se gjendja në terrenet e punës është shumë shqetësuese. Sipas tij dy sektorët që paraqesin rrezik të lartë në punë janë sektori i minierave dhe ai i ndërtimtarisë.
“Megjithëse fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë është e rregulluar me ligj të veçantë (Ligji për sigurinë dhe Shëndetin në Punë ), gjendja në terren është shumë shqetësuese. Vetëm nga janari deri në prill 2022 kanë ndodhur mbi 70 aksidente në vendin e punës. Vitin paraprak(2021) janë lënduar 320 punëtorë përderisa kanë humbur jetën 14 te punësuar. Dy sektorët kryesor që paraqesin risk të lartë për aksidente janë sektori i minierave dhe i ndërtimtarisë”, tha Morina për Telegrafin.
Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, mos kompensimi i pagave, mos pagesa e orëve të punës gjatë vikendit dhe e orëve shtesë të punës.
Këto dhe një sërë faktorësh të tjerë kanë ndikuar sipas Morinës në rritjen e vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës.
“Punëdhënësit(kompanitë ) poashtu janë përgjegjës për mos krijim të kushteve të sigurta të punës për punëtoret e tyre dhe mos pajisjen e të punësuarave me pajisje personale mbrojtëse të cilat mund t’i mbrojnë të punësuarit gjatë aksidenteve nga lëndimet ose vdekja. Inspektorati i Punës i cili është organ që mbikëqyr zbatimin e këtyre ligjeve aktualisht ka numër të vogël të Inspektorëve të terrenit(32 inspektorë aktiv). Në vitin 2021, në marrëdhënien e punës Inspektorati kishte evidentuar një serë shkeljesh: mos lidhja e kontratave të punës (483 raste), mos pagesa e pagave jubilare (1959 raste), mohimi i së drejtës për pushim vjetor (332 raste), mos realizimi i shujtave (1362 raste), mos kompensimi i pagave (781 raste), punëtor me kontrata të punës por të pa lajmëruar në ATK (433 raste), punëtor pa kontrata dhe të pa lajmëruar (1459 raste), mos pagesa e orëve të punës gjatë vikendeve (1027 raste), mos pagesa e orëve shtesë të punës (344 raste), ndërprerja e marrëdhënies së punës (142 raste)”, u shpreh Morina.
Sipas Morinës, Inspektorati i Punës dhe si dhe ai i Minierave, duhet të jenë më efikas në kryerjen e inspektimeve. E po ashtu sipas tij Qeveria duhet ta rris numrin e inspektorëve për tu mënjanuar këto incidente.
“Përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të ligjit është inspektorati i punës dhe inspektorati i minierave (për sektorin e minierave). Këto dy organe duhet të jenë me efikase në inspektime. Poashtu ato duhet të fokusohen më së shumti tek punëdhënësit(sektoret) në të cilat tradicionalisht shkaktohen me së shumti aksidente në vendin e punës. Ndër mekanizmat kryesor që mund të përdorin është shqiptimi i gjobave më të larta, pezullimi i punimeve ose ndërprerja e punimeve tek ata punëdhënës (kompani) ku ndodhin aksidente në mënyrë të përsëritur. Qeveria e Kosovës duhet të rris numrin e Inspektorëve të Punës, bazuar në numrin e të punësuarave, Kosova duhet të ketë diku 70 inspektorë terreni për të qenë me efikas në kryerjen e punës së tyre”, përfundoi ai.
Gjatë vitit 2018, në vendin e punës kanë vdekur 27 punëtorë, në vitin 2019 kanë vdekur 17 punëtorë, në vitin 2020, 15 punëtorë dhe në vitin 2021 kanë vdekur 14 punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje