LAJMI I FUNDIT:

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë, ekspertët: Projekt i ngutshëm dhe i dështuar

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë, ekspertët: Projekt i ngutshëm dhe i dështuar

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, po shihet si një projekt i ngutshëm dhe i dështuar nga ekspertët e komunikacionit rrugor.

Testimi i qarkores njëkahëshe nisi sot dhe do të vazhdojë edhe të dielën, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet. Megjithatë, ndodhi e kundërta.


Edhe pse në fundjavë , kolona të gjata të automjeteve u krijuan në rrugët e kryeqytetit.

Një qytetar tha për Telegrafin se ka mbetur në komunikacion për 40 minuta, nga rruga “UÇK” deri te udhëkryqi i Mensës së Studentëve.

Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë
Lexo po ashtu Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë

“Edhe pse  ditë pushimi, për 40 minuta jam torturuar në komunikacion. Paramendojeni si mund të jetë qarkullimi gjatë ditëve të javës, në qoftë se do të vazhdojë ky proket”, tha ai, i mllefosur.

Të bllokuar në kolonë, shumë vozitës kanë kërkuar rrugë e rrugica alternative nëpër qytet, por që edhe aty kanë mbetur të bllokuar.

Trafiku në Prishtinë (23.04.2022)

Një testim të tillë e cilëson të ngutshëm dhe të dështuar eksperi i komunikacionit, Visar Baxhaku, pasi sipas tij, fillimisht është dashur të bëhej një analizë më e saktë e pastaj eksperimenti si veprim i fundit.

“Ky testim ka qenë i ngutshëm dhe nuk do të funksionojë, e them me bindje të plotë sepse rrugët njëkahëshe nuk janë më zgjidhje të kolonave. Ato janë zgjidhje të qasjeve dhe orientimeve. Kolonat i zgjidh vetëm diversifikimi i llojit të transportit. Duhet të bëhet një analizë fillimisht e në fund bëhet ai eksperimenti që është bërë sot, është e fundit për t’i marrë rezultatet për përmirësim. Eksperimenti bëhet kur jemi të bindur për rezultat me 80 për qind dhe gjenden mangësitë e përmirësohen ato, por jo në këtë formë”, deklaroi Baxhaku për Telegrafin.

Për t’i shmangur kolonat që krijon në kryeqytet, ai tha se Komuna duhet t’i motivojë qytetarët për të përdorur transportin publik, duke e bërë falas atë.

Ndërsa, si zgjidhje të dytë përmendi tarifat e larta të parkimit.

“E dyta është mjetet që hyjnë në Prishtinë, parkingun jashtë kryeqytetit e transportin falas, duhet të ketë tarifa të larta të parkimit, disa prej masave janë këto”, u shpreh Baxhaku.

I një mendimi është edhe eksperti tjetër i komunikacionit, Bekim Ahmeti, i cili tha se sot u dëshmua se kjo unazë qarkore është e pamundur të shfrytëzohet.

“Ky testim bëhet kur ka mungesë të transportit publik, si mundësi për zgjidhje të dytë. Por, kjo unazë qarkore u pa sot që nuk mund të funksionojë dhe më mirë ka qenë më herët sesa kështu”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se komunikacioni në Prishtinë ka shumë probleme të cilat presin të zgjidhen.

E për ta “shkarkuar” kryeqytetin nga veturat, ai tha se zgjidhje do të ishte organizimi i një linje të transprtit urban përmes tramvajit.

“Më së miri do të ishte të jetë një tramvaj mbrapa Pallatit të Rinisë, atëherë do të shkarkohej shumë qyteti sepse qytetarët përdorin transportin publik dhe jo automjete vetanake”.

Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë në Komunën e Prishtinës për t’i pyetur nëse testimi ka shkuar sipas planit të tyre, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Ndërsa, këshilltari për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tash për tash qarkullimi testues njëkahor po rrjedhë mirë dhe sipas planit”.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ta anulojë menjëherë vendimin për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete.

Ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se organizimi një kahor i rrugëve në kryeqytet, është pa rezultat të qartë dhe me ndikim negativ.

“Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për mobilitetin urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj”.

“Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët. Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori