Fondacioni i Milleniumit i Kosovës (MFK) i përkrahur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) fillon fazën e parë të projektit GROW përmes së cilit synohet përshpejtimi i investimeve të bizneseve të Kosovës në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.
Projekti GROW (Green Recovery and Opportunity Window) fillon me asistencë teknike për biznese, kurse së shpejti pritet të promovojë edhe dritaren e garancioneve bankare, ofruar nga partneri kryesor institucional Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).
GROW do të ofrojë falas asistencë teknike dhe të personalizuar për bizneset, si dhe do t’i shqyrtojë potencialet dhe nevojat e bizneseve duke i udhëzuar rreth mundësive për financim të investimit të tyre.
“Furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike vazhdimisht është cilësuar si një nga problemet kyçe për të bërë biznes në Kosovë. Me problemet në rritje të furnizimit me energji në Evropë, kjo barrë është bërë edhe më e madhe për ekonominë e Kosovës. Kjo dritare garantuese do të ndihmojë bizneset që të marrin nën kontroll shpenzimet e tyre të energjisë, duke iu mundësuar që të planifikojnë dhe investojnë në prodhim vetanak të energjisë dhe të implementojnë masa të efiçiencës së energjisë. Të gjitha këto për t’i reduktuar problemet dhe pasiguritë në të ardhmen”, u shpreh Sarah Olmstead, Drejtore e MCC-së për Kosovë.
Asistenca teknike përmes GROW përfshin ndihmën për përgatitjen e aplikacioneve të bizneseve për të përftuar financim të investimeve përmes kredive në bankat komerciale. Bizneset do të mund të aplikojnë përmes growkosovo.com për të fituar ndihmë teknike dhe për të mësuar procedurat dhe dokumentacionet për t’u bërë vet-prodhues i energjisë, apo për investime tjera dedikuar kursimit të energjisë.
Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK-së deklaroi se “investimi në energjinë e gjelbër do t’i pavarësojë bizneset për energji dhe do t’i bëjë ato shumë më konkurruese si në tregun vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar. Prandaj, asistenca teknike është vetëm faza e parë e projektit, pasi që ne jemi duke punuar intenzivisht me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për të ofruar garanci kreditore për këto investime në mënyrë që mos të preket rrjedha e operimit të parasë së biznesit”.
Drejtori i Fondit Kosovar për Garanci Bankare, Besnik Berisha, deklaroi se “Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është duke punuar drejt finalizimit të Dritares GROW që ka për qëllim përkrahjen e NMVM-ve në mënyrë që të kontribuojnë në promovimin e investimeve që për qëllim primar kanë prodhimin e energjisë së ripërtërishme për vet-konsum të bizneseve dhe investimeve që kontribuojnë drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë. Përmes kapitalit të donuar nga KfW do të fillojë implementimi i kësaj dritareje, që do t’i ndihmojë institucionet partnere financiare, në kreditimin e sektorëve të cilët nuk janë shërbyer deri më tani.
Lumnije Demiri, Pronare e ‘N’Katun’, përfituese e programit ‘Gratë Ndërmarrëse në Energji’ / Të gjitha të drejtat e rezervuara: MFK dhe MCC
Për më tepër, konsulenca që do të ofrohet përmes asistencës teknike nga MCC/MFK dhe KfW do të shfrytëzohet në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve partnere financiare duke ofruar trajnime të dizajnuara për stafin e tyre, duke punuar drejtpërdrejt me klientët që t’i orientojë drejt investimeve të gjelbra.”
Në anën tjetër, GROW do të ofrojë asistencë teknike edhe për investime në masa të efiçiencës së energjisë si makineri të reja, izolim i objektit, dritare, pompë termike ndër të tjera. Bizneset do të marrin vlerësime dhe rekomandime për investimet e nevojshme në këtë drejtim në mënyrë që ta reduktojnë konsumin e energjisë si dhe t’i ulin shpenzimet operative të biznesit.
Projekti GROW është pjesë e programit ‘Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme’ që implementohet nga Fondacioni i Milleniumit i Kosovës (MFK), subjekti implementues i ‘Marrëveshjes së Pragut’, me vlerë $49 milion, e arritur midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). ‘Programi i Pragut’ adreson dy çështje kryesore për zhvillim ekonomik të Kosovës: furnizimin jo të qëndrueshëm me energji elektrike dhe sundimin e dobët të ligjit.
Për më shumë informata: growkosovo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje