LAJMI I FUNDIT:

Hallva turke e bërë në shtëpi – një recetë që ruhet për një kohë të gjatë

Hallva turke e bërë në shtëpi – një recetë që ruhet për një kohë të gjatë

Hallva është një pjatë e ëmbël e bërë nga mielli, yndyra ose sheqeri dhe nga susami ose shtesa të tjera

Përbërësit:


▪ 100 gr gjalpë ose margarinë
▪ 100 g miell
▪ 100 g sheqer
▪200 ml ujë
▪ 1 sheqer vanilje
▪ arra ose kokos për dekorim

Përgatitja:

Gjëja e parë që do të bëni është të shkrini 100 gramë gjalpë dhe ta lini të shkrihet plotësisht. Më pas shtoni 100 gramë miell.

Masën e trazojmë vazhdimisht për 10 minuta duke u kujdesur që hallva të mos digjet.

Në një tenxhere tjetër hidhni 200 mililitra ujë dhe 100 gramë sheqer dhe shtoni një qese sheqer vaniljeje.

Më pas zieni ujin dhe sheqerin dhe e shtoni në përzierjen e gjalpit dhe miellit.

Pas disa sekondash, filloni të përzieni përzierjen në mënyrë që të mos krijohen droçka.

Kur hallva të jetë bërë, e lëmë të ftohet për disa minuta dhe më pas i japim formë me lugë.

Në fund dekorojini copat e hallvës me arra të grira hollë ose kokos.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Makarona me salcë

Makarona me salcë

Kuzhina
Kalo në kategori