Nëse francezët abstenojnë, votën tonë ia dorëzojmë fashizmit: Macroni është e keqja më e vogël
Nga: Kamelia Ouaissa, studente që jeton në Paris. Shkrimi me titullin “Një votë për të vuajtur më pak”, është publikuar fillimisht në portalin BondyBlog.fr. Për ditoren “The Guardian”, teksti në anglisht është përkthyer nga Harry Forster.
Përkthimi (nga anglishtja): Agron Shala / Telegrafi.com
Pas trishtimit, zhgënjimit dhe zemërimit, tashti na vjen frika dhe konfuzioni. Të gjithë i dimë rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze – është një zgjedhje mes Emmanuel Macronit dhe Marine Le Penit. Megjithëse kjo zgjedhje vërtet është e vështirë për t’u gëlltitur, i kam kaluar disa ditë duke menduar se çfarë do të bëj më pas. Pyes veten nëse vota ime mund ta ndryshojë diçka në balancën e peshores? Për më keq, e shoh veten duke menduar nëse roli im si votuese ka ende ndonjë vlerë reale në Francë. A duhet të votoj për Macronin për ta bllokuar të djathtën ekstreme, apo të abstenojë dhe potencialisht t’ia dorëzoj fashizmit fletën time të votimit?
Pesë vjet pas herës së fundit, nuk kemi dashur të përballohemi sërish me këtë dilemë. Por, kam arritur në përfundimin se nuk ka asnjë mënyrë, qoftë përmes abstenimit apo shkatërrimit të fletëvotimit, që të mund ta lejoj të djathtën ekstreme ta fitojë pushtetin.
Ekziston frika për t’u bërë qytetar i dorës së dytë; frikë se banorët e huaj, azilkërkuesit dhe myslimanët – sado i dukshëm të jetë besimi i tyre – në fakt do të shpallen të jashtëligjshëm. Frika se mund t’i humbasim liritë themelore, të mendojmë dhe të shprehemi lirshëm, të adhurojmë dhe të besojmë siç dëshirojmë, të mblidhemi dhe të demonstrojmë. Kështu që, për ta parandaluar Le Penin që të sundojë në vendin tim, do të më duhet të dal e të votoj për një njeri që i shkeli të drejtat tona gjatë mandatit të tij të parë.
Këto zgjedhje bazohen në zgjedhjen mes dy të këqijave më të vogla dhe në kufizimin e dëmit. Kam frikë se rezultati i votës sime do të jetë zhgënjyes, por jam e tmerruar gjithashtu nga ideja që Asambleja Kombëtare e Le Penit do të jetë në krye të të drejtave tona laike – tashmë të shkelura. Kjo do të çonte në më shumë diskriminim – duke e shtuar islamofobinë që është rritur në pesë vjetët e fundit. Nuk do të harroj kurrë se ministri i Brendshëm i Macronit, Gerald Darmanin, dikur e kritikoi Le Penin se ishte “shumë e butë”.
Jam 20 vjeçe, por dalja në zgjedhje e shmang “detyrën qytetare”. Në aspektin psikologjik, nuk më ka shkuar kurrë në mendje se sondazhi do të jetë sprovë e tillë. Ajo ndjenja e detyrës qytetare ia ka lëshuar vendin ndërgjegjësimit se sa urgjent është ndalimi i rritjes së ekstremit të djathtë, një proces që është nxitur nga personi aktualisht në pushtet.
Bllokimi i ekstremit të djathtë justifikohet kryesisht nga dëshira për ta mbrojtur popullin tim, njerëzit si unë, nga një fat potencialisht vdekjeprurës. “Prioriteti kombëtar” i mbrojtur nga Le Peni, kufizimi i të drejtave themelore – si strehimi, mirëqenia dhe vendet e punës për njerëzit që nuk janë nënshtetas francezë – është e mjaftueshme që unë ta pengoj që ta ketë dorën e lirë.
Pesë vitet e ardhshme sigurisht se do të jenë të dhimbshme, sepse jam grua e re, me origjinë afrikano-veriore, myslimane, që jetoj në një lagje të varfër dhe në një familje me mjete të kufizuara. Nëse Macroni fiton, mandati i tij i ardhshëm ka të ngjarë të sjellë masat e ashpra, të tilla, si për shembull, se vetëm njerëzit e punësuar – jo më të papunët – kualifikohen për mbështetje në të ardhura dhe se mosha e daljes në pension do të shtyhet deri në 65 vjeç, pavarësisht faktit se jetëgjatësia është vetëm 62 vjeçare për një të katërtën e njerëzve shumë të varfër në Francë.
Do të vazhdojmë të protestojmë, të organizohemi dhe t’i bashkojmë të gjithë që mundemi që zëri ynë të dëgjohet. Kryesorja është të mos dorëzoheni. Në fund të fundit, vota ime do të ma mundësojë të vuaj më pak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos