LAJMI I FUNDIT:

Australianët synojnë që me ndihmën e paneleve solare, të përshkojnë 15 mijë kilometra me veturën elektrike të Tesla

Australianët synojnë që me ndihmën e paneleve solare, të përshkojnë 15 mijë kilometra me veturën elektrike të Tesla

Shkencëtarët australianë janë duke testuar panelet e printuara solare, që do të duhej t’i mundësonin veturës elektrike Tesla Model 3 të përshkojë 15.100 kilometra gjatë udhëtimit që do të duhej të fillonte në shtator.

Qëllimi i shkencëtarëve është të shtyjnë sa më shumë njerëz të mendojnë për hapat e nevojshëm për parandalimin e ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.

Projekti Charge Around Australia do të furnizojë veturën elektrike të Tesla Mode 3, me panele të printuara solare që do të zgjerohen para veturës sa herë që ka nevojë bateria për mbushje.


Shpikësi i paneleve të printuara solare, Paul Dastoor, ka thënë se ekipi nga Universiteti i Newcastle jo vetëm që do të testojë qëndrueshmërinë e paneleve, por edhe performancën e mundshme të tyre me qëllim që të mund të përdoren edhe për qëllime tjera.

“Është një test ideal nga i cili do të marrim informacione për atë sesi do të mund të përdornim këtë teknologjië në lokacione tjera – për shembull në hapësirë”, shtoi Dastoor.

Panelet e printuara solare, janë pesë plastika të lëmuara që mund të prodhohen me një çmim prej më pak se tetë dollarë për metër katrorë. Panelet janë prodhuar në printerët komercial që më herët janë përdorur për printimin e “stickerave” për verë.

Tesla Model 3 do të fillojë udhëtimin që do të zgjasë 84 ditë, e qëllimi është që të vizitohen 70 shkolla dhe të njihet studentët e ardhshëm me të cilët mund të bashkëpunojnë. /Telegrafi/