LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski me Këshillin e Ambasadorëve: Mbështetja e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Kovaçevski me Këshillin e Ambasadorëve: Mbështetja e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve, presidentin Muhamed Halili dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv, ish-ambasadorët Tihomir Ilievski, Eleonora Petrova, Azis Polozani dhe Aleksandra Nakeva Ruzhin.

Sipas njoftimit të qeverisë, në takim u mirëpritën reagimet me kohë të Qeverisë në trajtimin e pasojave të luftës në Ukrainë, si rritja historike e pagës minimale, rritja e pensioneve, mirëkuptimi i treguar dhe qëndrimi parimor i Qeverisë në bisedimet me SASHK-un. dhe fokusi në ruajtjen e kursit europian të vendit, përmes politikave të respektimit të vlerave europiane dhe arritjes së një zgjidhjeje dinjitoze të sfidave përgjatë rrugës.

“Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është plotësisht e përqendruar në mbështetjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe funksionimit të qëndrueshëm të kompanive, se politika e jashtme është plotësisht në përputhje me politikat e NATO-s dhe BE-së, se ne mbetemi të përkushtuar ndaj integrimeve evropiane duke vazhduar procesin e reformave dhe marrëdhënie të mira fqinjësore që janë të mundshme dhe të qëndrueshme përmes respektit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.


Në takim u konstatua se anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve, si profesionistë me përvojë, me aktivitetet e tyre kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe për këtë arsye u ra dakord që bashkëpunimi në nivel parimor të vazhdojë në mes të Qeverisë dhe kësaj OJQ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori