Nga: Enrico Galiano
(Bazuar në një ngjarje të vërtetë)
Dhe, mes shumë gjërash kam mësuar edhe atë se bota ndahet në dy kategori: ata që i japin pjatën kamerierit dhe ata që nuk ia japin pjatën kamerierit pasi mbarojnë së ngrëni.
Të parët janë ata që të shohin, që e kuptojnë se je aty, po bën punën tënde, po lodhesh e pasi mbarojnë së ngrëni u duket krejt e natyrshme të ngrenë pjatat bosh e të të ndihmojnë t’i largosh nga tryeza, pa qenë nevoja që të përkulesh çdo herë që duhet t’i mbledhësh, duke rrezikuar të të bjerë tabakaja që ke në dorën tjetër. Zakonisht të thonë madje edhe faleminderit, sikur të mos ishin ata që po të bëjnë nder, më vinte t’i përqafoja.
Gjest i thjeshtë që s’kushton asgjë, por që do të thotë shumë.
Më ka pëlqyer gjithmonë ky lloj njerëzish, sepse janë thuajse gjithmonë njerëz të thjeshtë, të sjellshëm, që e dinë se ti si njeri ke dinjitetin tënd, nuk je shërbyes, por punonjës.
E dinë se sa me fat janë që ata ndodhen të ulur aty, ndërsa ti në këmbë duke punuar e lodhur që ata të mund të jenë të kënaqur.
E them këtë, sepse në jetë më ka ndodhur të gjendem në një tryezë me shumë njerëz: shkrimtarë, politikanë, personazhe publikë, të televizioneve, dhe pjesa më e madhe e tyre, megjithë pushtetin, rëndësinë, simpatinë e tyre, shpesh ishin njerëz që nuk e ngrinin pjatën nga tryeza e t’ia jepnin kamerierit. Madje disa syresh i trajtonin keq dhe me përbuzje. Dje, pikërisht dje, isha në një tryezë me Clara Sanchez. Nuk e di nëse e njihni, por është shkrimtare që ka shitur me miliona kopje të librave të saj në botë. Një femër që ka plot arsye për t’u ndier e realizuar në jetë. Për t’u ndier e rëndësishme. Pasi mbaroi së ngrëni, e ngriti pjatën dhe ia dha kamerierit. Sado e mirënjohur, e pasur, e realizuar, veten, sjelljen, edukatën e tregon me veprime të thjeshta, edhe kur thjesht i jep pjatën një kamerieri pasi mbaron së ngrëni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
Dhjetë shkronjat që dikur ekzistonin në alfabetin anglez
“Përtej”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles